everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, October 20, 2006

SahanParlamenti

Profesioni i Sahanlepirsit
Pasi 1990-ta na solli shume te reja dhe cudira, midis tyre edhe profesionin e sahanlepiresit. Sahanlepirsi eshte nje profesion i lakmuar nga disa shqiptar si nje instrumet per nje pasurim te shpejte. Nje pjese e sahanlepirsave kishin nje fare eksperience si informator te Sigurimit Shqiptar dhe kjo ja lehtesoi arritjen e rezultateve te larta ne kete profesion te ri. Nje pjese kishin aplikuar servilizmin si nje instrument karriere, per keta mund te themi se e kishin bere nxemjen etj...
Ndertesa e Parlamentit
Ashtu sic e parafytyroj une, ndertesa e Parlamentit shqiptar perbehet nga dy sahane gjigande. Nje ne baze dhe tjeri ne krye qe sherben si tarrace. Sahani qe sherben si tarrace qendron mbi disa gjuhe gjigande, nje per cdo deputet te Parlamentit shqiptar, pra gjuhet pak a shume imitojne kolonat ne ndertesat antike. Cdo kolone gjuhesore eshte individualizuar me emrin e gdhendur ne te te deputetit shqiptar qe perfaqeson.
Zgjedhjet
Procesi i zgjedhjeve ne Shqiperi pak a shume zhvillohet si nje sontazh i maratones sahanlepirese kater vjecare qe do te zhvillohet pas testit qe ne e quajme zgjedhje.
Sherbimet e huaja, mafia, organizatat kriminale etj... u ofrojne kandidateve shqiptar mostra sahanesh qe ata do te lepijne kur te hyjne ne ndertesen e Parlamentit. Kandidatet shpalosin te gjitha menyrat, teknikat e reja dhe te vjetra te profesionit te sahanlepiresit. Natyrisht, ata qe kane derdhur me shume djerse, me te perkushtuarit, u jepet e drejta te hyne ne ndertesen e Parlamentit. Ky proces quhet “certifikimi i zgjedhjeve”.
Funksionimi i Parlamenit
Maratona sahanlepirese katervjecare eshte ndare ne pjese qe quhen seanca. Seancat plenare sahanlepirese nuk jane shaka. Sherbimet e huaja, mafia organizatat kriminale etj... ofrojne sahane te permasave reale dhe jo mostra testuese si ato te procesit te zgjedhjeve. Shpesh here seancat shnderrohen ne arena gladiatoresh por me nje ndryshim se,arma e vetme eshte gjuha e deputeteve. Ata e perdorin gjuhen e tyre me te njejtin perfeksion sikurse elefanti e perdor nocken e tij. Gjuha perdoret per te lepire sahane por edhe per te flakur ne drejtim te konkurenteve sahanet e boshatisur. Brenda rregullores eshte edhe perdorimi i gjuhes per te permbysur tavolina, fluturuar karrike, thyer kompjutera etj... Ky proces quhet “Shprehje e sovranitetit të popullit shqiptar“.
Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

0 Comments:

Post a Comment

<< Home