everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, December 02, 2005

Gaz-kamera robot

Mbahu Petrit mos ki frike,
Se ke miqt ne Amerike…
Pa ra pa pam…
Do te bejme gallate dhe do te zbulojme secrete. Ne zotrim kemi gaz-kamera robotin me te sofistikuar prodhuar ndonjehere nga homo sapiens, krijesat me intelegjente te Perendise te cilat ndodhen ne Amerike. Ca do thone se krijesat jane te Nenes Natyre dhe Baba Carl Darvinit. Nuk ka rendesi. Kryesorja eshte qe mjeti me i koklavitur i pergjigjimit ndodhet ne duart tona. Do ta dergojme ku na doj kokra e qejfit. Ashtu si krijuesi dhe gaz-kamera robot eshte teper inteligjnete. Mjafton ti permendesh vetem emrin pa mbiemer dhe fap ajo ja nis punes. Vete tek personi ose vendi i supozuar dhe fillon trasmetimin. Nuk ka nevoje as per bateri, benzine, qymyr ,dru e ku ta di une se c’forma te tjera si burim energjie qe te vihet ne pune.

Pa ra pa pam dhe bingo…
Ora 10:45 pm. Le te bejme proven e pare. Ramiz A… them une, dhe nje dy, tre,kater, pese numeroj. Kaq duhet dhe filluan imazhet e para te shihen ne ekranin tone, trasmetuar nga gaz-kamera robot.
Ramiz A… po shtrihet ne shtratin e tije me permasa gjashte metra me gjashte metar. Batanija ka ngjyre te kuqe. Stampuar ne te ne menyre te te c’rregullt fjali dhe fjale si, Komunsitat nuk dorzohen, S’ka kala qe nuk marrin komunistet, Rrofte komunizmi kapitalist, Ahmet Zogu eshte tradhetar, Reaksionar, Mikroborgjese, Te shthurur, Mbeturina mikroborgjeze, Armik, Besnik, Kongresi i Permetit, Plenium, Sekretariat, Pushkatim, Sekret, Shpata e diktatures se Proletariatit, Lumi fle hasmi s’fle, Katovice, Shoku Garbacov, Janullatosi eshte i yni, Revizionist, Tradhetare, Rinia Komuniste, Atentat, Do t’ju varim ne litar, Helm do tu japim, nuk na i marrin dote, Arma e Sigurimit te shtetit, Iliria Holding, Ish te perndjekurit i genjeu mendja, Rinia Komuniste Shqiptare etj…

Ua, Ua, Uh. Tani qe po mbyll syte. Nje si kapak po hapet mu ne mes te ballit te tije. Ka formen e nje syri te stermadh. Tani zotria eshte ne gjume me dy syte e poshtem, ndersa syri i Ciklopit komplet i hapur. Tani duket si ekran ku lexojme “Menu”. Le ta trazojme pakez menune qe te shohim si do veje puna. Me duket si ata ekranet qe nuk kane butona por funksionojne me prekjene e tyre.Pra le ta bejme gjullurdi menun dhe te shohim c’do na dali.
Ua, Ua. Tani ne syrin e Ciklopit (ekranin) lexojme:- Te lumte shoku Sali te pergezoje, je veret i talentuar. Shoku Fatos jeni te gjithe te persosur, jam shume i emocionuar. Edhe plake edhe nuk dorzohesh shoku Sabri, shembull je dhe per me te rinjte. Ne jemi me te mencur se kulaket shoku Xhuvel. Edi Rama hic mos e rruaj, Partia ti justifikon te gjitha. Artist je. Vrisni Brocin… Likujdoni Hadarin... LZHK-ja na i merr te keqen. Leka Zogu e morri me gjithe mend por ne s’e leme…

Shshshshshshshshshsh……. Se u cua. Tani po vete ne dush. Eshte lakuriq. Ne nje mollaqe bere me tatuazh lexohet Parti ne tjetren mollaqe Enver.

Boll per sot. Le ta sjellim kameran inteligjente. Kryesorja eshte qe punon dhe ne dime ta perdorim. Pa do ta dergojme perseri atje dhe ne persona dhe vende te tjera. Pa do bejme gallat.
Petrit Kola

pojofree@yahoo.com

0 Comments:

Post a Comment

<< Home