everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Monday, February 27, 2006

Ne te gjithe jemi qelbesira

Kryetema shqiptare e dates 26 Shkurt te cilen e pashe ne “TopChannel” ishte show i kukllave shqiptare Berisha dhe Majko…
I pari, Berisha, akuzoi figura te “larta” socialiste dhe te drejtesise, Dade, Ruci, Gaba te lidhur me krimin duke pretenduar se na tha gje te re. Mileti ishte i lodhur nga hajduterite, kete radhe socialiste ndaj e votoi PD-ne… Nejse nga shiu ne bresher dhe anasjelltas i thone kesaj…
Por me lejoni t’ju a perktheje se pari show-n Kryeministror, te cilin do ta titulloja;
”Hi syve”.
Pra sic e dini nuk kane kaluar as 24 ore nga tradhetia ime e radhes ne Himare, ku zevendes minsitri grek preu shiritin e perurimit ne hapjen e shkolles greke shoqeruar me brohoritje dhe ovacione te fuqishme ”Bashkim me Greqine”, “Himara eshte greke” etj…
Kjo tradite filluar shkelqyeshem qysh ne vitin e pare te qeverise sime do te vazhdoje pa nderprerje .Askush te mos te marre guximin per ta ndaluar sepse neve jemi paguar shume mire per kete pune dhe ngatrestareve do tu tregojme vendin me te gjitha mjetet dhe menyrat e mundshme.(Po s’ja dolem dot…, perforcimet do te na vine nga Greqia).Qarte?
Tani per konsum per publikun shqiptar, per t’ja hequr atije vemendjen nga poshtersia jone e radhes, une po ju them se Gramoz Ruci, Arta Dade, dhe Gaba jane te lidhur me njemije e nje fije me krimin, korrupsionin dhe kontrabanden dhe ligji do te “veproj”e me te gjithe forcen e tije dhe ndeshkimi eshte i afert dhe i pashmangshem.
Dakort popull shqiptar? E harruat thiken pas shpine ne Himare?

“Ne te gjithe jemi qelbesira”,
do ta titulloja perkthimin tim te reagimit te sekretarit te Partise Socialiste, Pandeli Majko.
Zoti Berisha, nuk na the ndonje gje te re. Dade,Ruci, Gaba, Une, etj…kemi bere shume me teper nga ato qe na theksove, por sic e kemi lene per te mbuluar hupin e Himares dhe trehequr vemendjen e publikut neve jemi shume dakort me show-n tende.Por ti nuk te zihet bese zoti Berisha, se e ke nje damar te cmenduri dhe te rase ne burge. Proven e dhe me Nanon, pavarsisht se me mbrapa bere autokritike…Prandaj dua te te kujtoj se ne te gjithe jemi qelbesira. Une nuk e zbatova nje mandat arrestimi ndaj teje kur isha Kryeminister dhe mbaje trurin ne vend te pakten me mua, se ma ka ke borxh nje mosarrest.


Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
2/27/06

0 Comments:

Post a Comment

<< Home