everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Wednesday, November 01, 2006

Idenditet mysliman

I nderuari Paul Tedeschini!
Do t’ja filloje me nje pyetje. Kush ne Shqiperi do te guxonte te ndalonte nje hebre te frekuentonte nje institucion publik per shkak te paraqitjes se tij te jashtme? Ja pra nje pyetje retorike...
Presioni ndaj paraqitjes se jashtme te myslimaneve nuk eshte i drejte, eshte i gabuar i pamoralshem, i turpshem sepse me fene po perpiqet te behet politike.
Mjekra dhe shamia eshte shenje fetare myslimane njekohesisht edhe zakon ndoshta dhe vlere universale. Ne se ju do te shikoni nje femer me perce per shembull, juve do te thoni se ajo eshte myslimane. Pse? Sepse juve e dini se ajo veshje i takon myslimaneve. Ne se shamija nuk i takon myslimanve sic pretendoni ju atehere lejojini te frekuntojne shkollat me veshjet qe personat deshirojne. Juve ne ditet e sotme po lejoni ne shkolla c’veshjet dhe ndaloni veshjet. C’fare te keqe do ti sillte veshja e femrave popullit shqiptar?
Zakonet, traditat jane pjese e idenditetit te popujve dhe veshja e grave me nje stil te caktuar perben nje pjese te identitetit mysliman. Jo cdo gje eshte e shkruar sepse po te bazohemi ne kete parim i bie qe Bibla eshte nje dicka e dyshimte sepse eshte shkruar 200-300 vjet pasi Jezus te kish lene Token.
Po ashtu sistemi juridik Britanik do te kosiderohej qesharak sepse nuk ka nje ligje baze por mbeshtet ne rastet e zgjidhjeve te meparshme, pra si eshte bere zakon bazuar ne moralin e kohes.
Juve keni te drejte kur thoni dhe profesoni qe rinia sote eshte me e lire ne zgjidhjet e saj. Atehere perse juve pengoni ate pjese te rinise qe ka zgjedhur te beje nje jete konservatore dhe favorizoni degjenerimin? A e dini se sa perqind e femrave shqiptare para martese abortojne femije? A nuk ju vjen turp kur shikoni qe me shume se 60% e femrave shqiptare vishen si prostituta? A e dini se sa perqind e familjeve shqiptare jane shkatruar ne emer te progresit dhe lirise se zgjedhjeve?
Mbetem ne pritje te pergjigjes tuaj.
Sinqerisht,
Petrit Kola

4 Comments:

Anonymous Anonymous said...

Pohimi qe ben Paul Tadeschini se perfaqesuesit e fese islame nga Arabia Saudite paskan pohuar se shamija nuk eshte e obligueshme sipas Kur'anit eshte shpifje. Nuk pashe te ishte thene ndonje emer i ketyre perfaqesuesve nga Arabia Saudite.
Kush eshte Paul Tadeschini by the way?

Friday, 03 November, 2006  
Blogger Shpresa Demokrate said...

Paul Tadeschini, ashtu sic prezantohet eshte shkodran qe banon ne Itali.

Friday, 03 November, 2006  
Anonymous Anonymous said...

O robo! Je gabim kur therret prostituta nenat e motrat shqiptare sepse vishen sikur duan. Nese ti i ke merak ata te tuajat eshte problemi yt dhe vetem. Nuk eshte problemi i nenes dhe motres sate, qe si gra qe jane, kane kaluar dhe po kalojne diskriminim per hir te madheshtise dhe cdo gje njohjes se "burrave" si puna jote. Degjo tashti dhe 2 llafe nga nje shqiptar i vertete por jo fanatik dhe as i verber. Thua se duhen rrespektuar traditat e popujve. Shume bukur. Kurre populli shqiptar nuk e ka pasur tradite te mbuloje fytyren me carcaf kur del jashte. E dyta, kur thua degjenerim, cfare percakton? Se une percaktoj dhe fanatizmin dhe largimin nga traditat e verteta te popullit shqiptar. Te atyre traditave te cilat eksistojne para se te na i impononin me dhune disa jo te degjeneruar dhe me edukate seksuale, te cilet nuk dine se me ke bejne femi dhe pastj i leshojne ne meshir te fatit. Theksova heresine e traditave tona meqe vura re se te pelqejne traditat e vjetra. Por te vjetra nga te perhershme, ka nje ndryshim thelbesor, te cilin duhet ta kuptosh dhe ta rrespektosh para se te besh politike. Sepse dhe une jam atdhe dashes siq je ti liri dashes dhe fe dashes...Gjithashtu jam shume kurioz te mesoj se nga i ke marre ato perqindjet e aborteve dhe te degjenerimit ne pergjithesi? Jam kurioz sepse ne Shqiperi nuk merr vesh i pari te dytin ne perqindje me te rendesishme, ndersa ti qenke i informuar per perqindjen e grave qe q*hen.

Statusi anonim, mos e perkthe si frike apo turp te njoftimit te identitetit por si rruge te shpejte per te shprehur mendimin.

Friday, 10 November, 2006  
Blogger Shpresa Demokrate said...

I nderuar i Revoltuar!
Ajo cka juve kerkoni eshte shume e gjere dhe kerkon hapesire. Ju lutem futuni ne www.ZeriYt.com Aty ka tema per moralin, veshjen dhe paraqitjen e jashtme.
Ju ftoje te debatojme atje.
Sinqerisht,
Petriti

Saturday, 11 November, 2006  

Post a Comment

<< Home