everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, January 27, 2007

Shenime, mendime...

Kur mesova se zoti Sali Berisha u be kryetar i PD-se u trishtova. Nuk e njihja as e njoh personalisht, por vete fakti se ai se bashku me Ylli Popen kishte shkruar ne gazeten "Zeri i Popullit" kundra PPSH-se organ i te cilit ishte "Zeri i Popuillit" fliste shume. Ky fakt thoshte se Berisha ishte vegel e Ramiz Alise dhe e sigurimit te shtetit. Ai ishte vene dhe miratuar nga ata te shkruante dhe fliste. Flasim per diktaturen komuniste me te eger dhe me te kontrolluar dhe te shkruaje ne organet e shtypit qe ishin vetem te saj ishte e pamundur, vecse me miratimin e udheheqjes me te larte ne sherbim te interesave te tyre...
Nuk do te kemi progres shoqeror thashe, sepse Berishen e vune pikerisht per kete arsye, qe te sabotonte organizimin e forcave perparimtare demokratike, te pavarura dhe nacionaliste... Kete detyre, te mbetjes se Shqiperise pa alternative te vertete demokratike fatkeqesisht Berisha e realizoi me sukses. Edhe sot gjendja eshte e pashprese per momentin.
Disidenca e Berishes dhe e Ylli Popes ishte nje disidence e miratuar dhe e urdheruar nga PPSH-ja per ti dale perpara ndryshimeve te pritshme. Ata duhet te beheshin te besueshem ne opinionin e brendshem dhe te jashtem kur te zbatonin urdherat e PPSH-se per te dale ne krye te levizjeve qe kerkonin ndryshim, ndaj dhe u urdheruan te luajne pjesen teatrale te disidentit te oreve te para.
Fatkeqesia ishte me e madhe. E ndersa isha i sigurt se ata e kishin shitur progresin shoqeror te shqiptareve nuk isha shume i bindur ne pazaret e tyre ne dem te ceshtjes kombetare, megjithese ato te dyja jane te lidhura dhe plotesojne njera tjetren.
Tashme jane dhene detaje edhe ne publik se si Greqia qysh ne Katovice harriti te bleje interesat shqiptare... Shitesit ishin Ramiz Alia dhe klani i tij (elita komuniste) me synim , me qellim, perjetesimin me cdo kusht te sundimit te tyre pas ngjarjeve qe do te pasonin...
Sali Berisha bene vizite sekrete ne Greqi dhe shitet Kisha Autoqefale shqiptare e Fan Nolit. Ylli Popa formalisht (cdo gje ishte vendosur me pare) ftoi Janullatosin ne krye te Kishes Ortodokse shqiptare. Janullatosi punen e filloi me grisjen e fotografise se Fan Nolit...
Zyrtarisht instalimi i Janullatosit eshte veper e R. Alise dhe S. Berishes, por ky ishte vetem fillimi.
Me pas, Sali Berisha u fali toke shqiptare minoritareve greke, nderkohe qe cemerit edhe sot e kesaj dite nuk po kthehen ne tokat e tyre stergjyshore.... Radha i erdhi perndjekjes se intelektualeve. Jeta e tyre u be e padurueshme sa qe shumica e tyre rreth 75% moren arratine , nga syte kembet, ne te kater anet e globit.
Edhe tentativa per rezistence paqesore e ish te perndjekurve politike shtypet pa meshire. Ne shenjester ishte edhe ekonomia. Shkaterrimi i saj u shpall dhe u nxit publikisht nga kunati i Genci Rulit, zoti Gramoz Pashko me "teorine zero" dhe "cekun e bardhe". Cdo gje u be barut ne funksion te qellimit perfundimtar qe shqiptaret me pas nga nevoja per buken e gojes te shisnin idenditetin e tyre.
Shume kishin investuar greket ne pretedimet e tyre te persekutimit te minoritareve ne Shqiperi por pa rezultat sepse nuk kishin prova pasi cdo gje qe e pa vertete, biles e kunderta. Shqiptaret e sotem jane sklleverit e pakices minoritare.
Ne ndihme te tyre per te nderkombetarizuar ceshtjen e "persekutimit" te grekerve "etnik" ne Shqiperi vjen ne ndihme qeveria shqiptare me zvarritjen nga leshrat e kokes dhe mjekra ne mes te qytetit te Gjirokastres diten me diell ne mes te publikut, ne menyre demostrative te nje prifti grek. Perse? Ne se ky prift paraqiste rrezikshmeri per se nuk u la te shkonte ne Greqi (ai vente cdo fundjave) dhe kur te kerkonte te hynte ne vijen kufitare te ndalohej si person i padeshirueshem? A ishte ky nje operacion i perbashket greko-shqiptar per ti dhene uje argumentit grek te persekutimit? Po me pese minoritaret te arrestuar c'fare ndodhi? Gjyqi i tyre perfundoi ne nje fiasko... Pse? Fill pas ketyre ngjarjeve paraqiten ne Kongresin Amerikan me "Prova" Gramoz Pashko dhe Nikolla Geixh, flamurtari per ndarjen e Jugut te Shqiperise dhe bashkimin e saj, shtetit helen. Ja pra ceshtja e persekutimit te ortodoksve greke nga ana e myslimaneve shqiptare u nderkombetarizua... dhe nje "gernjaro-nacionalist" si Azem Hajdari duhej likujduar, te cilin u perpoq ta bente me zell S. Berisha por pa rezultat...
Si figure karizmatike dhe energjike S. Berisha punonte me shume force bashke me ata qe e vune ne krye (PPSH =PS). Ai inkurajoi firmat piramidale si mjeti final i shkaterrimit te industrise dhe bujqesise shqiptare dhe precedent per djegjen e Shqiperise qe ti jepej mundesia grekut qe te nderhynte ushtarakisht ne Shqiperi per te "mbrojtur" ortodokset grek te rrezikuar duke bere te mundur ndarjen ne fakt te Shqiperise se Jugut dhe bashkimin me Greqine. Per hire te Shqiperise ai, Berisha duhej ose te shtypte "Rebelimin "ose te jipte dorhejqje", por jo, se skenari ishte qe ata "te majtet" te sulmonin dhe "te djathtet" te mos terhiqej deri sa vendi te digjej plotesisht dhe te justifikohej nderhyrja ushtarake greke dhe pretendimi serbo-grek se shqiptaret nuk kane aftesi vetqeverisese. Tentativa shoviniste greke u ndalua nga Amerika dhe Turqia.
Pas 1997-tes, ne pushtet vijne bosat e koleget e Sali Berishes te cilet deklarojne se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi. Tekstet e historise shqiptare hartohen ne Athine, shitja e ekonomise shqiptare tek greket harrine shifren 80%, instalohen trupa ushtarake greke ne Shqiperi , ne Bisht Pall dhe perfundohet puna e nisur nga Sali Berisha, likujdohet pas disa atentatesh Azem Hajdari e vetmja pengese praktike reale ne ralizimin e planeve greke ndaj Shqiperise. Vritet ne Tirane ish Ministri i mbrojtjes se Kosoves Ahmet Krasniqi. Kontrabanda, korrupsioni dhe krimi i organizuar bejne kerdine si nje mjet fitimi por dhe diskretitimi politik i shqiptareve, uljes se reputacionit te shqiptareve ne bote, duke justifikuar pretendimet serbo-greke se shqiptaret jane nje race e pacivilizueshme dhe zgjidhja e vetme eshte coptimi i Shqiperise Zyrtare dhe jo me Pavarsi Kosoves.
Ne Shqiperi paraqitet shefi i kuadrit, Nikolla Geixh tamam kur sherbetoret e tij ne baze te kakulimeve te sakta e kane katandisur popullin shqiptar ndoshta ne piken me te ulet te egzitences se tyre, pa buke, pa shprese, pa dinjitet.Shume prej shqiptareve u eshte merzitur dhe neveritur vetja dhe jane gati te shpallen qofte edhe majmuna, vetem e vetem te shpetojne nga mizerja dhe torturat e pa fund...Geixh pajton Nanon me Berishen (ata jane e njejta gje) ndersa Berisha premton se do te hedhe disa hapa me shume se Nano. Ai premton; 1-Hapjen e shkollave greke. 2-Zyrtarizimin e gjuhes greke si gjuhe zyrtare.3- Shpalljen e rreth 500 mije shqiptareve si greke qe ti jepet mundesia e vetvendosjes dhe "Vorio Epirit" bashkohet me Greqine. Varrezat dhe monumentet e "heronjeve greke" te rene per clirimin e "Vorio Epirit" jane ne funksion te qellimit.
Garancite e dhena nga Berisha per realizimin e pikave te mesiperme bene te mundur qe ai te "fitoje" zgjedhjet dhe te behet Kryeminister.(Shqiptaret i genjen mendja se vendosin me voten e tyre...)
Per konsum popullor gatuhet gjella e antikorrupsionit, kur krye i koruptuari Nano merr amnistine ndersa Sollaku dhe Moisiu jane njerzit e Berishes dhe Nanos...
Sekreti i egzistences se shqiptareve si komb eshte toleranca fetare. "I arratisuri", "disidenti" Isamil Kadare e ve ne shenjester duke iniciuar nje perplasje fetare midis shqiptareve me teorite e tij mbi idenditetin. Ne se Kadare ka vendosur te udhetoje mbrapa ne kohe per te kerkuar idenditetin e tij perse nuk shkon, tre, kater, 50shekuj... para eres se re, tek indeditei i verete pellazg?
Ne prag te Pavarsise se Kosoves behet perpjekja e fundit per te ndihmuar serbet duke mbeshtetur argumentin e tyre se shqiptaret n jane popull i pacivilizuar dhe jo shtetformues. Planifikohet nga Bosat e Saliut nje rebelim dhe nje djegje tjeter nepermjet pretekstit te zgjedhjeve me skenarin e 1997, E majta sulmon dhe e djathta nuk terhiqet deri sa vendi te digjet. Duke pare se popullin kete radhe nuk e qorrollepsen dot , populli nuk do ti vente nga mbrapa "rane dakort" duke gjetur konsesusin ne diten e 18 shkurtit.
...
Pritet qe "Padrino" te behet President.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

2 Comments:

Blogger Agobooks said...

Nëse mungonin notat e tepëruara nacionaliste, me shumicën e mendimeve që shprehni, jam dakort.
Jo çdo gjë që vjen nga fqinjët, është e keqe dhe dëmbërëse, për mendimin tim. Armiq kudo, nëse dikush interesoshet të gjej, padyshim që i gjen. Tepërojnë, në fund të fundit.
Ishim të dënuar 50 vjet të jetonim në izolim! Vallë, asnjë alternativë tjetër nuk ka sot dhe, duhet doemos ti falemi urrejtjes?!
E kisha blogun tënd tek linket e preferuara. E "ula" me keqardhje pasi konstatoj që, asgjë tjetër nuk i intereson "Së vërtetës" përveç ruajtjes me çdo kusht të rivalitetit dhe hakmarrjes.
Gjithsesi uroj gjithë të mirat personale.

Monday, 29 January, 2007  
Blogger Shpresa Demokrate said...

Pikerisht sot pas 50 vjeteve izolim, njerzit kane mendime te ndryshme pikerisht se nuk jane ne izolim.
Dje mesova nepermjet TV se Presidenti Helen i kerkoi zotit Berisha qe te mbaje premtimin e tij (Berishes)per ta shpallur Himaren helene.
Gjithashtu ju uroje te mira personale.
Petrit Kola

Monday, 29 January, 2007  

Post a Comment

<< Home