everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Thursday, February 03, 2011

Iku Berisha, po me pas c'fare?

Per vite shqiptaret sillen si pula me koken e prere ne oborin e cung-uar te quajtur Shqiperi.
Vazhdojne te kullojne gjak e lengojne ashtu, kuturu.
Iku Berisha, po me pas c'fare?
Ismail Kadare u be i gjalle pas 20 vjetesh duke na thene se, politika ne 21 Janar 2011 thirri ne sken vdekjen. Vertet? Ky fenomen nuk eshte i ri. Perse Ismail Kadare ka rrefuzuar ta shikoje kete fenomen qysh ne demostaren e 2 Prillit ne Shkoder?! A nuk ishte politika dhe po keta autore (ne pushtet dhe opozite) qe ekzekutuan Arben Brocin dhe manipuluan hetimin vrasjes?
Iku Berisha, po me pas c'fare?
Keto dite Rexhep Qosja analizon 21 Janarin 2011 dhe bene thirrje per largimin e Sali Berishes.
Iku Berisha, po me pas c'fare?
Rexhep Qosja edhe Ismail Kadare nuk po tregojne rrenjet e problemit e keshtu ai do te ripertrihet me pasoja e intensitet tragjik per shqiptaret kudo qe ndodhen. Gjaku shqiptar do te vazhdoje te derdhet ne kuptimin me te drejteperdrejte te fjales, ka per ti lare sheshet dhe rruget, nepermjet debimit te tyre de facto prej trojeve te tyre duke ja bere jeten te padurusheme, nepermjet asimilimit...
Edhe Qosja edhe Kadare gabohen kur problemin e vertet shqiptar qe eshte problem kombetar e paraqesin si problem te thjesht demokratik (demokracise).
Pozicioni gjeokgrafik dhe idenditeti i jone shqiptar, do te na beje ose do te na c'beje. Keshtu ka qene, keshtu eshte dhe keshtu do te jete. Kjo eshte rrenja dhe mbi kete baze duhet ta ndertojme strategjine e mbijetese dhe zgjidhjes se problemeve tona. Sabotimi i demokracise eshte i qellimshem. Nepermjet sabotimit te tij kerkohet te sabotohet ceshtja komebtare shqiptare.
Iku Berisha, po me pas c'fare?
Le te marim dy shembuj.
Besoj se askush sot nuk ka me dyshim per misionin e kolonelit te sherbimti sekret grek Anastas Janullatos. Greqizimin dhe coptimin e trojeve te Jugut. Kolonel Janullatosin vertet teknikisht e solli Ramiz Alia dhe Sali Berisha gjithe udheqesia e PD-PS-PR... kane qene dhe jane dakort.
Po ashtu PS-PD dogjen dosjet e agjentures se huaj nderkohe qe dosjet ordinere midis shqiptaresh i ruajten. Perse valle? A nuk duhej ti jepej perparesi te pares? Perse u veprua ashtu?
Iku Berisha, po me pas c'fare?
Deri sa ne te gjithe refuzojme ta trajtojme problemin ashtu sic eshte dhe ta shikojme rrezikun ne sy duke e likujduar ate rrezik, vdekja e sigurt ne pret.
Faji eshte imi, faji eshte i yti, faji eshte i te gjitheve. Ne se nuk reagojme pasojat jane te merituara.

1 Comments:

Blogger Unknown said...

Me pelqeu shkrimi juaj.

Friday, 04 February, 2011  

Post a Comment

<< Home