everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Thursday, December 08, 2005

Kete radhe isha me gorrillen...


Kush tha se te gjithshka eshte krijuar nga Perendia ja ka future kote. Kote, kote.
Shpirtligu, kokoshi i eger, gorilla etj., jane krijesa te djallit.
Nejse kur forumisti na postoi me entuziazem sihariqin e doreheqjes se shpirtligut une i thashe se duhet te bejeme kujdes pasi kokoshi i eger na kishte dhene sinjale te tjera, fatkeqsisht ato te riciklimit.
Nuk merem me shpritligun, kendoi kokoshi i eger.Hetemi i tije do te jete sinjal i keq qe do te trasmetohej ne pyllin boteror, ishte melodia tjeter. Pra sic e shihni pune e ujdisur nga djalli perseri.
Fati i keq i ne shqiptareve qe ashtu si qeni do te vazhdojme te ndjekim bishtin tone ne nje rotullim te pa fund.
Jo se une vdes per gorillen kryetar, por si shqiptare qe jemi, deri me tani historia na ka ofruar te zgjedhim midis te kqiave. Une thashe se gorilla do te jete e keqja me e vogel per shqiperine. Ja si puna e kesaj o derbardhe, kur Goxillat e asaj kohe na thane ose Kosoven ose Camerine ,ose Tetoven ose Ulqinin, ose ate ose kete… apo si kjo e sivjetmja e 3 Korikut 2005. Zgjedhje e djallit i thone kesaj. Ose kokoshin e eger ose shpirtligun. Te zinjte ne shqiptaret zgjodhem kokoshin. He nga t’ja mbanim thua ti qe lexon keto reshta?
Por c’e do se si mendoje une. Djalli urdheroi kokoshin e eger qe gazeten “55 xhuxhat” ta perdorte shpirtligu si te donte, ne dashte dhe si leter banje. Oh derzinjete ne. Dhe shpirtligu tashme me imunitetin kokoshar ne xhep akuzonte nepermjet telefonit gorillen me kompani si lugeter shpirtzinje. Bo, bo c’na u be te nesermen. Kopesht zollogjike pa rregulla dhe kafaze. Nje orangotang dha dorheqjen dhe gorilles i merreshin mendet (aq sa kishte). Njefare skuthi qe e mban shpirtin me kerma, i gezuar duke u mbllacitur kujtonte vitet e lumtura si president.

I shkreti une. Kete radhe isha me gorillen e palare. Cirku zoologjik vazhdon…
Petrit Kola

pojofree@yahoo.com

0 Comments:

Post a Comment

<< Home