everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Thursday, April 06, 2006

Poker Spiunash

Qesharake jane perpjekjet per ta paraqitur skandalin e fundit shqiptar si origjinal(rastesor), e ndersa tragjike do ta cilesoja periudhen 16 vjecare, ku me se miri do ti pershtatej togefjaleshi "Poker Spiunash".

Nga te paktet e burgosur-na thote "Koha Jone" e Nikoll Lesit- Spartak Ngjela nuk u be agjent i Sigurimit te Shtetit... Qe perkthehet qe jo vetem Ngjela, por edhe une, Nikoll Lesi jemi spiuna te te njejtit krahe dhe ne unitet me detyren e marre se fundi.

Kurth spiunazhi dhe vetem kurth spiunazhi eshte incizimi i bisedes Berisha-Ngjela.
Ngjela e dinte, ishte i vene, e incizoi ose e dinte qe po incizohej. Kjo fare qarte duket nga drejtimi qe i dha bisedes dhe se saj ne teresi, por edhe ne vecanti.

"Perbindshi" Ngjela, qe ja beri rrupi supi Enver Hoxhes ka luftuar per pluralizmin, ekonomine e tregut etj... dhe Enveri nuk mundi ta likujdonte fizikisht kete luan, degjohet ne incizm. Hahahahah...
Corba ka nevoje per me shume kripe qe te shtyhet sepse keshtu vetem te vjellura shkakton. Dhe jo vetem kaq, na pretendon Lesi, por dhe ne burge nuk hariten dot ta benin spiun..."trimin" Ngjela. Oh, "c'fat i madhe" per Shqiperine...

Por prisni se ka akoma. "Largepamesi" dhe "trimi" Ngjela, e akuzon Berishen per komunist. Hahahahaha... Bukur pra ti "largepamsi" dhe njekohesisht trimoshi Ngjela qe ke luftuar per principe e liri, e ekonomi tregu, e pluralizem... kur e more vesh qe Berisha ka qene komunist? Dje...?! Pse nuk je distancuar me pare nga ai dhe ata... apo nuk kishe marre urdher?

Azem Hadari, Arben Broci me shoke jane ata trima qe punuan, luftuan dhe dhane jeten per qellime dhe ideale te larta dhe jo juve zoti Ngjela.....
Juve zoti Ngjela vazhdoni te luani pokerin e e spiunit dhe ne se nuk eshte keshtu bashke me Lesin dhe spiuna te tjere kerkoni te behen publike dosjet per politikanet, qeveritaret, gazetaret dhe figura qe pretendojne te luajn rol te rendesishem publik qe Shqiperia te shpetoje nga fara juaj dhe te lind edhe nje here shpresa e vrare.
Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
6 Prill 2006

0 Comments:

Post a Comment

<< Home