everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Tuesday, May 09, 2006

"Avokati i lirise"


Te them te drejten te qeshura me shkaktonin intervistat, e folura dhe gjestikulacioni i “avokatit te lirise”, (cilesim i Berishes). Se fundi pamja e tij prej macoku te nevrikosur po me shkakton vdekjen nga te qeshurat qe nuk po i permbaje dot. “Une jam luftetar, trim i terrbuar, une jam jurist, ideali per te cilin kam luftuar eshte demokracia dhe liria e tregut, une vdes dhe nuk beje kompromise me kushtetuten, Perendia me ka ngarkuar rolin e shpetimtarit te Shqiperise demokratike sepse mua ma thone Spartak Ngjela”. Keto jane deklarimet dhe nenkuptimet e “avokatit te lirise” .
Pra per; 1- Demokraci, 2- kushtetute dhe 3- ekonomi tregu, na e hengerka meraku avokatin.
Nuk e di per cilen kushtetute dhe demokraci e ka llafin avokati, por me sa di une kushtetuta ashtu si dhe zgjedhjet i jane imponuar shqiptareve.
Demokracia fillon tek liria e votes dhe ajo sistematikisht eshte vjedhur, biles grrabitur me arme dhe rezultati i eshte imponuar shqiptareve te gjore dhe avokati e ka pranuar “rezultatin”. Per c’fare demokracie po na flet ky Ngjela une se marre vesh.

Ekonomia e tregut …?! Ekonomi e tregut do te thote prone private. Ajo fillon dhe mbaron atje tek prona dhe mbrotja e saj. Ndoshta avokati e ka fjalen per vjedhjen, grrabitjen e pasurise, te prones, mundit dhe gjakut te shume brezave shqiptaresh.
Ata (perfshi avokatin) grrabiten pronen historike te para 1944. Ata grrabiten pasurine dhe pronen e krijuar gjate 50 viteve te komunizmit. Ata nuk ndaluan ketu, por me firmat piramidale grrabiten pasurine e re te krijuar me mundin e gjakun e emigranteve.

Hej, macok i nevrikosur, mos fol kaq seriozisht se do mbushim pantallonat nga te qeshurat.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.

2 Comments:

Blogger albanian atlantis said...

Zoti Kola mbi te gjitha dua te ju falenderoj per urimin e perzemert qe me bete ne rastin e hapjes se faqes time te web site.
albaniada.blogspot.com.Ky urim ka vertet nje vlere te vecante per mua pasi vjen nga nje person me eksperience te gjate ne fushen e publikimit te ideve.Ju ftoj perzemersisht qe te beheni pjese konstultative e faqes time personale.Sugjerimet tuaja jane mese te mirepritura.
Per sa i perket temes qe trajtoni.
Mendoj se tregoheni shume radikal ne mendimet tuaja dhe nuk i leni vend shume kompromisit politik.Per ju cdo gje (me lejoni te shprehem keshtu)gjerat jane vetem bardh edhe zi.A sdo ishte mire qe mes kesaj remuje idesh dhe perplasjesh te politikave ne te shikonim me me optimizem ne te ardhmen.

Friday, 12 May, 2006  
Blogger Shpresa Demokrate said...

I nderuar Shqiptari,
Sa do te deshiroja qe Shqiperia te ishte para alternativave...
Sic e dini edhe ne zgjedhjet e fundit u eliminua perfaqesimi i Leka Zogu, i vetmi jo komunist (LZHK)...
Ajo c'ka ndodh ne Shqiperi, eshte lufte breda llojit. Perplasjet e ideve dhe politikave jane thjesht propagande, mashtrim.
Ne fakt, gjerat ne Shqiperi jane pothuajse zi.Une perpiqem te shtoje te bardhen...

Friday, 12 May, 2006  

Post a Comment

<< Home