everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, May 14, 2006

Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?

I pafytyri, do te ngreje obelisk ne qender te Tiranes ne perkujtim te viktimave te komunizmit. Por sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
Pas 25 vjete antarsie aktive si komunist me teser dhe sekretar i organizatave te PPSH qe percaktonin fatin (jete e vdejkjen) e viktimave te asaj periudhe, i pafytyri na flete per obelisqe. Por sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
Pasi e vune te bente rolin e “disidentit” me shkrimet ne “Zerin e Popullit”, i pafytyri kandidoi ne favor te PPSH. Sa i pafytyre eshte i pafytyri?
Pas asaj, i pafytyri mori urdher te kapte kreun e PD-se. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
“Bashkefajtor dhe bashkevuajtes”; na tha i pafytyri duke barazuar xhelatin (veten e tij) me viktimen dhe tani pranon se ka pasur viktima, por pa fajtor!!! Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
Pasi i zhdepi ne dru viktimat e komunizmit (ish te perndjekurit) qe protestonin ne menyre paqesore dhe demokratike ne favor te te drejtave te tyre, i pafytyri na flet per padrejtesite qe i jane bere atyre! Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa ja premtoi pronen ish pronareve, asnje kacidhe nuk ja ktheu. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa e deboi nga Atdheu dhe i vodhi votat Leka Zogut tani i uron ditelindjen. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
Pasi u perpoq te likujdonte politikisht Azem Hajdarin, i pafytyri na e cileson ate si “Hero te Demokracise”. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
E instaloi Janullatosin ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare dhe ketej morri “zvarre” priftin grek ne Gjirokaster. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa e shpalli person te padeshirueshem Nikon, tani merr urdhra prej tij. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa do te ndertonte obelisk ne kujtim te Camerise martire ndertoi ne territorin shqiptar mauzelumin e ushtareve grek. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa na fliste per fjalen e lire, rrihte dhe gjakoste gazetar, digjte redaksi gazetash. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa instaloi ne Shqiperi kulturen e korrupsionit tani po na e “lufton” ate. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa vete e vendosi keshilltarin e tij Kryeprokuror dhe tani po na e sulmon. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa na e futi Nanon ne burg per vjedhje, pastaj e mohoi dhe kerkoj edhe falje. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
Pas asaj, na e akuzoi ate, Nanon, per korrupsion dhe te lidhur me krimin dhe me pas i dha amnisti personale. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
E ndersa hiqet si dashamires i shqiptareve te Kosoves, pavaresine do qe t’ja japi me pikatore. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
E ndersa deklaron se nuk kish djeni per Gerdecin, bisnesin e kontrabandeve te armeve drejt Afganistanit e kontrollonte djali dhe baxhanaku i tij. Sa i pafytyre eshte i pafytyri?



Vertet, sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

2 Comments:

Blogger albanian atlantis said...

Une do te thoja qe personi ne fjale ka shuem fytyra .Por se cilla eshte ajo e verteta kete ende spo e kuptojme dot.

Tuesday, 16 May, 2006  
Anonymous Anonymous said...

Me nje te pafytyre nuk do te kishte qeder Shqiperia, po si tja bejme hallit "pafytyresise ne prapaskene", asaj qe nuk shihet, qe eshte e pdukshme, dhe qe vret me doren e te tjereve. Asaj qe i intereson te qendroje e tille?Ajo eshte "kanceri" i vertete i Shqiperise.

Saturday, 17 June, 2006  

Post a Comment

<< Home