everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, September 30, 2006

Imoralitet i projektuar

Ne artikullin e dates 27 shtator te “Korrieri”, Fatos Lubonja ne artikullin me titull “Nderkombetaret apo shqiptaret” ngre disa probleme te rendesishme te cilat nuk i pasqyron drejte ose nuk i con deri ne fund.
E rendesishme eshte se autori pas 15 vjetesh, arriti te kuptoje gjendjen ne te cilen eshte shoqeria shqiptare.
Ai thekson se cdo aspekt i jetes shqiptare eshte e kriminalizuar duke filluar nga partite politike, parlamenti, presidenti qeveria, gjykatat, prokuroria OJQ, media, biznesi etj... Qe te gjithe jane te shitur apo blere ne nje zinxhir te pafund shitblerjesh. Asgje e re per mua qe kam 15 vjet qe po theksoj pikerisht kete gje, ZINXHIRIN E SHITBLERJEVE.
Ndersa Fatos Lubonja e paraqet kriminalizimin e shoqerise shqiptare si dicka spontane, une kam plot 15 vjet qe them se KEMI TE BEJME ME NJE IMORALITET TE PROJEKTUAR MIRE DHE JO SPONTAN DHE SPORADIK. Kjo pra eshte diferenca midis meje dhe Lubonjes pervec diferences kohore 15 vjecare.
Pasiqe zoti Lubonja e mbyll shkrimin me dileme “Nderkombetaret apo shqiptaret” do te desha ti vija ne ndihme me disa fakte.
Po te ishte per shqiptaret komunizmi do te egzistonte ashtu ne formen e pare pa maska dhe jo sic eshte sot. Ishin nderkombetaret qe e bene te mundur ate proces.... Ishin nderkombetaret qe dilnin neper tribuna ne fushatat elektorale, ishin nderkombetaret qe praktikisht bene te mundur vitin 1997, jane ata nderkombetare qe na bene me kushtetute dhe na certifikojne zgjedhjet te manipuluara, jane ata qe zoterojne pjesen me te madhe te ekonomise, jane ata qe financojne qeverine shqiptare.... A e dini sa eshte borxhi i jashtem shqiptar zoti Lubonja?
Sidoqofte zoti Lubonja desha t’ju pyesja direkt se si eshte e mundur qe po i kuptoni gjerat me shume vonese dhe po ashtu me shume te meta, pavarsisht nga pozat moralizuese qe merrni? Si mund ta kuptojme poziten tuaj te te qendruarit mbi te gjithe ne kete pisllek gjigand? Keni filluar te silleni si babaxhan dhe shpetimtar, Babai i Kombit. Ku ishit juve me perpara? A mos jeni blere qe te jeni kandidatura rezerve per president i Shqiperise?

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

0 Comments:

Post a Comment

<< Home