everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Thursday, November 09, 2006

Jane shtuar qente

Ne rastin e fundit, eshte buce. Megi ja thone, kryetare e FRKLMN-se, ndaj kopeja e qeneve me ulerima dhe hungerima ja uruan mireseardhjen ne jete buces se vogel, krijeses se tyre. “Rrofte bucja“, ulerinin qente dhe asnje prej tyre s’do t’ja di per qetesine dhe hallin tone.
Qene jane, por pall ariu bejne ne Shqiperi dhe ne te kater anet e botes ku depozitojne gjakun, djersen, nderin, dinjitetin e grabitur te shqiptareve.
Dymbedhjete e nates eshte. Jam zgjuar. Nje kope qenesh poshte dritares time ulerijne, qajne, bertasin, kafshojne, hugerijne, lengojne. Nuk mund te fle. Eshte e pamundur. Potere e madhe. Dal ne dritare dhe shohe se dhe fqinjet e mi jane zgjuar dhe stresuar. Ka dhe te semure, pleq dhe femije por kopeja e qeneve nuk do t’ja dije.
Hap kompjuterin dhe ne internet kerkoje rreth mbarshtimit te qeneve. Kisha degjuar se koreanet kane ferma me ta. Asgje nuk mund te aplikohej ne specifiken shqiptare. Pi dy aspirina te qetesoje dhimbjen e kokes. Vesheve i ve pambuk dhe shtrihem. E pamundur... Hap televizorin dhe ndjeva si marrje mendsh kur pashe kopete e qeneve duke luftuar midis tyre ne godinen e parlamentit. Nderova stacion te shihja ndonje film. Llahtare... Personazhi kryesor perseri qen, por kete radhe nga prokuroria..., e keshtu me radhe kudondodhje qensh, para, mbrapa, anash, majtas djathtas, poshte, larte...
Jemi te rrethuar- thashe-duhet te dorezohemi, kur papritur degjoje nje krisme pushke, nje hungerime dhe me pas qetesi e plote.
Dal ne dritare. Nje antar i kopese se qeneve qe plasur ne toke dhe kullonte gjak. Kopeja qe larguar. Ishte fqinji im ai qe kish qelluar me nje arme nga ato te 1997-tes.
I drejtohem krevatit dhe neper mendjen time sillen kujtimet e atyre diteve te mbipopullimit qeneror kur per cdo qene te vrare 50 leke shperblim jepej nga bashkia.
...
Po me rendohen qepallat.
Naten e mire!

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

0 Comments:

Post a Comment

<< Home