everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, March 11, 2007

Amaneti i babes...?


Para shume vitesh kur perpiqesha te tregoja fytyren dhe misionin e vertete te "heroit" te demokracise, "nacionalistit" dhe "clirimtarit" tone nga zgjedha komuniste, zotit Sali Berisha shpesh here konsiderohesha si i padrejte dhe qe nuk pasqyroja sakte realitetin.
Me ndihmen e kohes qe punon ne favor te se vertetes duke i cjerre masken veprimeve antidemokratike dhe antikombetare puna me eshte lehtesuar se tepermi.
Nje ndihme e madhe me eshte dhene edhe nga ana e bosave te zotit Sali Berisha te cilet po e urdherojne te kryeje veprime te sforcuara c'fare bene qe shqiptaret te shohin fytyren e vertete te ish presidentit dhe kryeministrit tone te "ndruar".
C'fare u be me amanetin e babes?
Ne vitet e para te 1990-tes kur zoti Berisha ishte president i Shqiperise deklaroi se ceshtjen came ja kishte lene amanet baba, per ta shitur....apo per ta mbrojtur?
Ka te ngjare qe amaneti i babes te jete shitja sepse kete vit zoti Berisha e mohoi egzistencen e ceshtjes came duke marre fare hapur qendrimin zyrtar te qeverise greke.
Zoti Berisha nuk na ka thene por ka te ngjare qe babai i tij ti kete lene edhe nje amanet tjeter, ate te ceshtjes greke ne Shqiperi.
Para nje muaji, Presidenti grek i kerkoi zotit Berisha qe ky i fundit te mbante fjalen e dhene dhe te shpallte Himaren greke.
Veshtire eshte qe te pranohet Himara greke kur Saranda ne kufije nuk eshte e tille,ndaj kryetar te Bashkise atje ai ka instaluar nje sherbetor te grekut dhe bashkia Sarande eshte kthyer ne dege te sherbimit sekret grek.
A ka me amanete te tjera qe babi i ka lene zotit Sali Berisha...? A eshte amanet babe lufta e bere nga qeveria shqiptare qe Kosova te mos marri pavarsine...?

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

0 Comments:

Post a Comment

<< Home