Republika e Kopilave Politike
-Per motive politike po ndiqem nga shteti shqiptar,- deklaroi Aldo Bare (Alfred Shkurti) nga Turqia, kryetari i bandes se Lushnjes, qe ka kryer nje seri vrrasjesh, biles ka luajtur futboll edhe me kokat e prera te viktimave.
-“C’thua ti kopil i vogel” – i thote polici 10-te vjecarit. Ti i fute doren ne xhep xhaxhos dhe i more portofolin dhe me thua mua se te kapa per motive politike.
-Pa diskutim, shkarrkimi im eshte i motivuar politikisht- bertet Sollaku (Kryeprokurori shqiptar) jo se une po fle mbi dosje apo jam i lidhur me krimin apo krimi vete. Te njejtat deklarata bejne dhe Juristja Gaba apo edhe polica qe kapen me “presh ne duar” duke kryer krime apo ndihmuar krimin…
-Denoncimi im eshte me se politik, na beri me dije nepermjet telefonit nga Amerika e larget, hajduti dhe doktori i firmave piramidale, Malaj.
-Une, jo se kam aplikuar kanibalizem mbi punonjesit e shtetit apo kame vjedhur, por idealet e mia e bene kete shtet qe te me hedh prangat- deklaroi Liza Hoxha.
-Fatos Nano vajti ne burg per plolitike dhe jo per vjedhje, dhe tani nuk po vete ne burg nga politika dhe jo se nuk ka vjedhur apo vrare…
-Politike dhe vetem politike, jane motivet e denoncimeve ndaj meje, deklaron djali i Vasillos, (Anastas Angjeli) asaj qe gatuante fasule edhe per Fatos Nanon…
-Megjithese dosjet jane plot e perplot me hajdutlleqet e Koco Kokedhimes- na thote Nikoll Lesi, nuk jane permbushur motivet politike qe Berisha te kerkoje arrestimin e tij…
-C’do pushim nga puna eshte i motivuar politikisht, deklarojne te larguarit dhe cdo punesim eshte po ashtu i motivuar nga politika…
…
…
…
E keshtu me radhe, dhe mua nuk me mbetet gje tjeter por vecse te propozoje emrin e realitetin te ri shqiptar, si Republika e Kopilave Politike…
Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
4 Comments:
Nje shkrim qe shpreh nje realitet sa te hidhur aq dhe paradoksal.Nese me lejoni do te deshiroja qe kete shkrim ta poistoja tek http://groups.msn.com/drini
Shkrimi mund te postohet...
Faleminderit, dhe ju uroj sukses!
Hello. Alone on Valentine's Day? Adult Live Chat & movie pages Try to find partner in your area!
for fun
Post a Comment
<< Home