everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, September 30, 2006

Jagos i levizi Petulla ( Brain Drain)

dhe bertiti “dua trute” (brain gain). Problemi eshte se kush i ka humbur qe ti gjeje ai. Me kane humbur mua-thote Jagua- me kane fluturuar ne Perendim. Kam piketuar se mbi c’dege peme po qendrojne ne nje lulishte te Horward-it- bertet i shkreti. Dua trute! Dua trute! Dua trute!
Pas maskarades “antikorrupsion“, pas kinezerise “1 euroshe“, krizen nervore “brain gain” kishim mangut.
Ja pra c’ndodhi per 15 vjet rresht ne baze te nje plani te hartuar ne detaj per te shkateruar dhe grabitur Shqiperine, inteligjenca (truri) shqiptar u perndoq dhe u debua nga Atdheu. Jagua pranon si fakt se Shqiperia eshte pa tru dhe Jagua ka marre iniciativen qe te patrute te studiojne dhe te marrin ne provim trurin ne emigrim dhe ta ftojne qe te punoje nen te patrute e Shqiperise. Pra truri te jete ne vartesi te kokebosheve.
Bukur Jago!
Ne qofte se kjo iniciative nuk ka per qellim riqarkullimin e femijeve dhe fisit te Byrose Politike dhe Komitetit Qendror te PPSH qe me parate e vjedhura po bejne palle ne Perendim, ideja tende eshte qesharake Jago.
Jago!
Nuk eshte problem truri por zemre, shpirti, morali.
Ke degjuar ti Jago per Les Valesen? He pra ai e ka zemren dhe shprirtin ne vendin e duar dhe jo si ti qe te ka zbritur perposhte. Ai e ka shpirtin qelibar. Pa arsim te larte eshte, por ate nuk e kish vene sherbimi sekret dhe udheheqja komuniste Polake te bente rolin e disidentit, ai eshte nje i tille, disident i vertet.
Jago!
Presidentin e Brazilit e njeh ti?
Ate burrrin me shkolle tetevejcare, por Brazili ben perpara sepse eshte pune zemre e shpirti Jago.
Jago!
Meqe pretendon se je penduar per poshtersite e bera se bashku me “Shrekun” qe bene sikur e ha meraku, krijoini mundesine emigracionit (trurit) ta thote fjalen dhe te jape kontributin nepermjet procesit te votimit. Ky te jete hapi i pare i cili eshte teresisht ne duart tuaja plote mekat. Pra boll Jago me hipokrizira te reja. Je futur ne histori dhe me ato qe ke bere. Beje nje pushim Jago. C’lodhu pak. Merr pakez fryme.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

2 Comments:

Anonymous Anonymous said...

rrofsh Petrit...e verteta eshte e vertet

Monday, 02 October, 2006  
Anonymous Anonymous said...

Shume e vertete.....

Tuesday, 03 October, 2006  

Post a Comment

<< Home