everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Thursday, November 09, 2006

Pavarsia e Kosoves Sot!

Gjithmone kam qene i medimit , se koha ne rastin e pavaresise se Kosoves nuk punon per ne. Vonesa eshte e rrezikshme. Ngjarjet dhe mizorite serbe harrohen ose neper poste zyrtare neper Bote hypin njerez qe nuk e kane idene se c’fare ndodhi apo s‘ka lidhje me kujtimet e tyre. Imazhi i vertete i mizorive zbehet dhe instalohen imazhe te shtremberuar dhe fajtori na ben rolin e viktimes. Situata ndryshon me shpejtesi ne arenen nderkombetare te cilat kerkojne vemendje dhe e flakin ceshtjen tone, Pavaresine e Kosoves atje ne sfond per nje shqyrtim te mevonshem, te mevonshem, e te mevonshem... Koha ja lemon qoshet gurit e ne, dalim menc gjithashtu. A mund te imagjinohej koncerti i Bregovicit ne Tirane gjate mizorive Millosheviciane mbi Kosoven...? Kurre...
Kjo pra u be e mundur por pakes me vone sepse ne jemi naiv dhe harrojme, falim te pafalshem armiqte dhe tradhetaret sepse genocidi serb na duket i larget, ndoshta per disa nuk ndodhi asnjehere. E ndersa Edi Rama duhet te jepte dorheqje ose te rrezohej per aktin e turpshem te dekorimit te Bregovicit (dorzimin e celsit te Bashkise se Tiranes) vazhdon te krekoset si gjeli ne pleh ne aleance me perveret e “Mjaft”, “Aksionit Civil”... me mbeshtetje financiare te dyshimta.
Koha eshte e rrezikshme ne kete rast, prandaj Kosoves pavaresia duhet ti jepet sot.
Pavaresia e Kosoves sot sepse Greqia e perdor kohen dhe rastin ne fjale duke bere presion per te avancuar axhenden e saj shoviniste dhe ka rrezik qe i ashtuquajturi Vorio Epir ti bashkangjitet Greqise perpara se te shqyrtohet ceshtja e pavaresise se Kosoves. Dje qeveria greke vendosi ti jape shtetesine “minoritareve” greke ne Shqiperi kur njekohesisht ia mohon popullsise came te drejten e saj te shtetesise greke, te drejten e prones, dhe te vatres se saj...
Prandaj te gjithe se bashku per Pavarsine e Kosoves Sot!

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

0 Comments:

Post a Comment

<< Home