everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Monday, May 07, 2007

Banana Republik dhe Presidenti shqiptar



Banana Republik

Qeveri kleptokratike, ekonomi primitive, qeveri kukulle e te huajve., kjo eshte Shqiperia e pas 1990-tes. Kjo eshte e jona Banana Republik. Forma reale e qeverisjeve shqiptare quhet kleptokraci (hajdutokraci) pasi hajdutat, kriminelat zoterojne pushtetin dhe e perdorin ate ne favor te pasurimit te tyre personal si qellim i vetem dhe final.
Kleftokratet shqiptar (plolitikanet dhe pushtetaret, prokuroret, zyrtaret) po i eksplorojne dhe aplikojne te gjitha mjetet dhe metodat e paligjshme te pasurimit sa ne periudha te ndryshme apo qeverisje te ndryshme ne baze te perparesise se aktivitetit te tyre kriminal mund te cilesohen , narkokleptokracia, seksotrafikokleptokracia, politikokorapshenkleftokracia e keshtu me radhe juve vete mund te emeroni qeverisjet shqiptare ne baze te asaj qe keni pare dhe qe e keni kaluar ne kurrizin tuaj.
Bananet i permendem por s'mund ti hame. Ato nuk rriten ne Shqiperi dhe ekonomia jone eshte inegzistente qe te kete fuqine e importit dhe te furnizimit per te gjithe. Por nejse. S'ka gje. Kleptokratet kane cdo gje me shumice. Shqiperia eshte cifligu i tyre. Ne se do ta kishim ekonomi primitive ndoshta do te ishte shpresdhenese, por ajo pothuaj eshte inegzistente dhe kjo gje eshte kalkuluar qe ti sherbeje interesave te te huajve.
Kleptokratet e aplikuan teorine zero ne cdo fushe dhe shkaktuan deme themelore ne ekonomi, arsim, inteligjence, moral, traditen shqiptare...
Sherbimi dhe poshterimi ndaj te huajve po harrine nivele rekord. Kukullave shqiptare nuk mund ti vije as te fundi i kepuceve asnje ne bote, as qeverite kuklla te Afrikes. Qeveria dhe Partite politike falenderuan ato te huajat qe planifikojne te perdorin trupin tone per te zhvilluar industrine e tyre te lehte duke prodhuar mallra te konsumit te gjere si kepuce me lekuret tona (defi do te ishte me cilesor...) dhe litar me zorret. Shqiptaret per buken e gojes bejne xheste majmuni- do te shkruante Migjeni. Ata po shesin nderin, dinjitetin dhe idenditetin, e vetmja gje qe u ka mbetur, per te siguruar edhe per disa dite buken e femijeve te tyre.

Presidenti

Ashtu si edhe qeveria eshte llogaritur qe te mos punoje per shqiptaret. Te huajt qe na hartuan dhe miratuan kushtetuten e bene ne ate menyre qe ta kishin me te lehte kontrollin e Shqiperise. Kjo eshte edhe arsyeja perse Presidenti zgjidhet nga Parlamenti dhe jo direkt nga populli. Nje parlament vegel do te zgjedhi nje President vegel. Keshtu pra, shtypja, shfrytezimi, asimilimi, shkaterrimi i shqiptareve do te behet pa telashe dhe me kosto shume me te ulet ekonomike duke blere vetem 150 vegla nga nje popull prej me shume se 3 milion e gjysem.
A e mendoni se c'telashe do tu hapte te huajve dhe veglave te tyre shqiptare nje President i Pavaruar i tipit te Azem Hajdarit? (Kjo eshte edhe arsyeja e ekzekutimit te tij). Por a mund te zgjidhet nje President i tille (qe te punoje per gjithe shqiptaret) nga nje parlament kukull sherbetor te te huajve dhe krimit te organizuar? Pyetja eshte retorike. Ndaj shqiptaret duhet te kerkojne zgjdhjen e presidentit direkt nga populli. Keshtu shanset qe ai te jete nje kleptokrat dhe nje vegel qore kundra interesave te shqiptareve do te zvogelohen.
Ketej duhet te filloje debati mbi Presidentin e Ri dhe jo se cili kleptokrat do te jete kukulla e radhes.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

2 Comments:

Anonymous Anonymous said...

i ke ren pikes"banana republik"!

Tuesday, 08 May, 2007  
Anonymous Anonymous said...

Bukur shum bukur i nderuar...

Monday, 06 August, 2007  

Post a Comment

<< Home