everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, July 01, 2007

I nderuar Zoti Kastriot Myftaraj!

Me shume kuriozitet dhe vemendje te madhe lexoje artikujt tuaj ne gazeten "Sot".
Informacioni qe paraqisni dhe analizat tuaja jane ne pergjithesi per tu admiruar. Kurajua juaj qytetare eshte demostrative e cila i kontribon debatit te thelle dhe cilesor te ngjarjeve dhe shoqerise shqiptare. Megjithe ate, bazuar ne analizen time te artikujve tuaj rezulton se ka fusha, ngjarje, persona publik te cilet juve rreptesisht nuk i cekni ose paraqisni raporte te permbysura.
Une nuk besoj se kjo vjen nga mosdija, paaftesia juaj apo mungesa e informacionit, pasi juve dita dites demostroni qe i keni me bollek, ndaj do te kisha deshire qe ne vazhdim dy duhet te jene kriteret e te gjitha shkrimeve; 1-E VERTETA, 2-ASNJE SUBJEKT, FUSHE, PERSON PUBLIK NUK DUHET TE KETE IMUNITET. Thene ndryshe, ne se eshte e mundur, une do te kerkoja juve te kini liri te plote intelektuale.
Shkak per kete leter publike eshte shkrimi juaj ne Gazeten "Sot" te dates 29 Qershor 2007, me titull "Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë dhe skenarët për destabilizimin të Shqipërisë për Kosovën " ku une medoj se juve i keni shkelur kriteret qe lexuesi pretendon per nje intelektual te klasit tuaj. E ndersa jam dakort me thelbin e shkrimit se ceshtja e Kosoves sabotohet qellimisht nga trazirat politike dhe shoqerore ne Shqiperi me skenar dhe financime te huaja antishqiptare nuk mund te pranoja se ne trazirat e vitit 1998 Fatos Nano gjendej ne te njejten llogore me Azem Hajdarin e ekzekutuar nga qeveria e tij ne tentativen e katert per ti marre jeten heroit. Deshiroje te theksoje se Fatos Nano ashtu si edhe Rexhep Mejdani erdhen ne pushtet nje vite me pare, ne 1997, pas djegjeve, vrrasjeve, plackitjeve ne Shqiperi ne baze te skenareve dhe financimeve te huaja, kryesisht greko-serbe.

I nderuar Zoti Kastriot Myftaraj!

Perderisa strumbullari i trazirave te vitit 1998 dhe shkrimit tuaj eshte ekzekutimi shteteror i Azam Hajdarit nga qeveria socialiste ne tentativen e katert juve jeni i lutur qe te hulumtoni lidhjen e mundshme midis tyre (tentativave socialsite per eliminin fizik) dhe kater perpjekjeve te bera nga PD-ja per ta eliminuar politikisht Azemin.
Mbetem ne pritje te hulumtimit, konkluzionit dhe shkrimit tuaj publik mbi kete subjekt.

Sinqerisht,
Petrit Kola

pojofree@yahoo.com

0 Comments:

Post a Comment

<< Home