everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, August 04, 2007

Zgjidhja

Kur elita komuniste dhe bufonet e tyre drejtues ne organizatat e masave "te djathta" me akuzojne se, une kritikoje por nuk ofroje alternative, ata nuk bejne gje tjeter por ushtrojne zanatin e tyre te genjeshtarit.
Une jam shprehur dhe shprehem qarte dhe me ze te larte dhe per kete edhe jam kercenuar.

Kur PPSH-ja dhe Sigurimi i Shtetit krijoi PD-ne dhe organizatat e masave "te djathta" per te penguar te djathtet e vertete dhe nacionalistat qe te organizohen dhe te bejne progres politik dhe ekonomik, ata i furnizuan edhe me lista te personave konkret te cilet duheshin luftuar dhe persekutuar. Emri im eshte ne ato lista. Detyra e vene u tejkalua nga ekipi i kryesuar nga ekstremisti komunist Sali Berisha.

Po e perseris! Shqiperia ndodhet pa alternativen e djathte si rezultat i sabotimit nga PD-ja dhe organizatat e masave "te djathta".
Ne realitet qysh nga 1944 Shqiperia gjendet nen nje sistem nje partiak. PD + PS =PPSH. Kjo eshte fatkeqesia e Vendit.

Krijimi dhe funksionimi i sistemit pluralist shumepartiak, do te kontriboje ne zgjidhjen e krizes aktuale ekonomike, politike dhe kombetare ne te cilen gjenden qellimisht shqiptaret. Kjo eshte zgjidhja.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

0 Comments:

Post a Comment

<< Home