everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Thursday, December 29, 2005

Qellimi i poteres institucionale vjen i pari.


E ndersa poterja vazhdon per reforemn insitucionale qe kerkon te beje Berisha do t’ja le per shembull Koco Danos, (i cili ne vend qe te japi llogari per vrazjet ne kufij dhe shetitjet e kufomave ne publike per ti futur tmerrin popullit,) te beje analizen teoriko akademike te situates. Une do te flase me gjuhen e thjesht qe te me kuptoje edhe gjindja pa shkolle ne emer dhe dobi te te cileve deklarohet cdo e “mire” qe tentohet nga te gjitha palet pjesmarse ne coptimin dhe cnderimin e Shqiperise dhe shqiptareve…
Per mua rendesi ka qellimi dhe rezultati i poteres institucionale.

Demokraci, pluralizem, shtet i se drejtes bertiti madje edhe Ramiz Alia dhe se bashku me veglat e tije e “instaluan” ate ne formen e Legjislativit, Ekzekutivit, Gjyqesorit dhe te gjitha keto te balancuara. Tamam si ne perendim, prone private dhe ekonimi tregu,(Shqiperine si Europa na thane se do ta benin). Qellimi ishte mbajtja e pushtetit dhe skallverimi i shqiptareve ne kushtet e reja “demokratike” nga elita barbare dhe antishqiptare komuniste. Per fatin tone te keq barbaret paten sukses.

Dhe me djegje e terror “plebishitar” na erdhen ne pushtet socialistat ne vitin 1998 dhe ja nisen nga reformat e tyre institucionale, perfshi ketu edhe kushetuten. Per te miren e popullit, deklaruan duke gllaberuar edhe ato pak kocka qe i kishin mbetur shqiptarve. Krimi u kthye ne art. U insatluan organaizata mafioze, tashme me permasa nderkombetare… E ndersa me shume se nje shqiptare ne dite kryente vetevrasje sepse nuk munde te siguronin buken e femijeve kriminelat ne pushtet brenda vitit zotronin milonat e dollareve… Ky pra ishte qellimi i vertet revolucionit evgjito-greko-komunist, sic e qujane disa 1997.

Cili eshte qellimi reformave tuaja institucionale zoti Bersha, do te pyesja une para se te jepja Po-ne time. Per mua pak rendesi ka forma, perqendrim kopetencash apo liberalizem. Te dyja jane te pranushme, ne varesi te kushteve dhe kohes… Problemi eshte se ku duam te dalim me keto reforma? A kane me gjithe mend ate c’ka deklarojne dhe ate per te cilen moren voten apo edhe nje here shfaqja e radhes ne kuriz te shqiptareve?
A do te hetohet Sollaku per shembull per moskryerje me dashje te detyres apo do t’i jepet amnisti nga xhepi i Kryeministrit ashtu sic u be me Nanon shume dite para ardhjes se “Demokrateve” ne pushtet?
Ja pra ky munde te jete dhe qellimi i reformes dhe drejtetsise shqiptare ku te gjithe jane te barabart para ligjit dhe detyrohen ta zbatojne ate (“mizat”), por me disa perjeshtime… (kriminelat te rangut te larte te cdo krahu qofshin)
Nga kjo (qellimi) duhet te kemi frike dhe jo nga forma…

Petriti Kola

pojofree@yahoo.com