everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Monday, April 03, 2006

Amerika ne flake nen parrullen, "Duam modelin shqiptar"

Shkatrrimet filluan ne Shtepine e Bardhe kur kongresmenet filluan te qellonin me karrike dhe u venin zjarrin perdeve dhe pajisjeve. Ata protestonin ne lidhje me ligjin e padiskutueshem qe i con ata automatikisht ne burg ne se vjedhin ose jane pershire ne afera korruptive.
Ka modele me te perparuara- bertisnin ata,-E duam Kongresin si Parlamentin Shqiptar, qe kush vjedh me shume merre postin me te larte dhe jo me te veje ne burg sic ndodh ne SH.B.A.
Cmenduria e tyre arriti kulmin kur ata mesuan se mund te vrasesh, shtypesh me makine qytetare (qenie njerezore) dhe perseri te mbetesh Kryeminister apo te propozohesh per me larte, President. Kishin degjuar per rastin e Shkallnuerit ku ish Kryeministri Nano shtypi nje qytetar fatkeq dhe pavarsisht se u akuzua dhe u provua nga media shqiptare, gazeta “Koha Jone”, asnje iniciative ligjore nuk filloje…Albania, Albania- oshetinte Kongresi Amerikan, duke sjelle ne mendje se nje koleg i tyre qe per kete arsye po bente vitet e burgut te cilat i filloi ne 2005.
Flaket shperthyen ne te gjithe Ameriken kur qytetaret e atij vendi moren vesh se egzistojne modele me te perparuara. E duam Ameriken si Shqiperia, berrtisnin turmat duke shkatrruar, biznese, banka, institucione dhe komisariate policie. Me turmat u bashkuan dhe forcat e rendit.
Duam ndryshim. Na hiqet liria, se shtypim nje qene rruge, thone te intervistuarit ndersa ne sistemet me te perparuara shqiptare qeveritaret shtypin njerez dhe askujt si behet vone…
U.S.A- Albania, oshetijne rruget e Amerikes.
Nuk i dihet fundi. C’do gje duket se eshte jashte kontrollit.

Nga i derguari i posacem ne SH.B.A
Petrit Kola
pojofree@yahoo.com