everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, September 09, 2006

Greqia ne sulm!

Kur themi Fatos Nano nenkuptojme Greqine dhe kur themi Greqia nenkuptojme Fatos Nanon. Jo, Jo. Bera shaka per te dyten. Kur themi Greqia, fare mire mund te nenkuptojme ish kryeministrin shqiptar, Aleksander Meksin. Ate ‘burre” qe sic shprehet ai vete ne intervisten e dhene “Gazetes Shqiptare” te dates 8 Shtator 2006 ka ndenjur per 10 vjet pa levizur ne dritaren e shtepise se tij ne pritje te lajmit te ratifikimit te Marrveshjes se Stabilizim- Asocimit. Pra i ngrire ka ngelur “burri i dheut” para dritares per 10 vjet pa u marre me asnje lloje kontrabande si per shembull te cimentos, pa u ngateruar me mafien e ndertimeve, pavarsisht se ai mund te jete kapua i saj…
Jo vetem Aleksander Meksi qau nga gezimi i nenshkrimit te marrveshjes, por edhe i vdekuri, babai i tij, u mallengjye nga ajo marrveshje dhe filloi te lotoje nga gezimi. Gavrili pra , ai qe vullnetarisht u rreshtua ne radhet e ushtrise greke qe per sherbimet e kryera ata e cuan ne shkolle ushtarake dhe e dekoruan.
Ja pra o popull, keta jane dy kandidatet per President te ardhshem te Shqiperise qe na i prezantoi Greqia brenda ketyre tre diteve te fundit. Njerin, Nanon me gjullurdine ne PS dhe tjetrin, Aleksander Gavril Meksin me nje interviste te dates 8 Shtator ne “Gazeten Shqiptare, ndaj une e titullova shkrimin , GREQIA NE SULM.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com