everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, October 28, 2006

Leter e hapur

Amnesty International

Mora vesh se Juve jeni interesuar per fatin e zhdukjes se nje shqiptari nga Kosova qe mendohet se ka ndodhur ne Shqiperi dhe ky fakt mu duk inkurajues.
Bazuar ne rrethanat e asaj kohe, mendoj se SHIK-u e rrembeu personin duke dyshuar se ai kishte vlera per sigurine kombetare te Republikes se Shqiperise. Sic flitet me nenkuptime, ai ka qene rekrutuar nga sherbimi sekret serb. Ne fakt, nje i aferm i tij pretendon se motivi i rrembimit ka qene e kunderta, patriotik, ne favor te ceshtjes shqiptare. Une besoje te paren sepse “tregtari” justifikon prezencen ne vend, merr me kollaj informacionin, kompromenton, korrupton dhe rekruton zyrtaret dhe shperndan shperblimet per ta pa lene gjurme.
Une mendoj se injoranteve te SHIK-ut, “tregtari” i mbeti ne dore gjate procesit te marrjes ne pyetje dhe dajakut. ShIK-u i asaj kohe nuk ka aplikuar likuidime fizike. Kjo praktike e likuidimeve fizike mendoj se ndodhi me te pas 1997. Une jam per variantin ligjor te zgjidhjes se problemeve (Fati i madh ne rastin ne fjale eshte deklarata e ish kryetarit te SHIK-ut se ai di dicka dhe do te flasi kur te vije momenti) ndaj akti juaj mu duk me vend por edhe pak i cuditshem kur morra vesh se pala e demtuar ka marre avokate amerikane duke menduar se ceshtjen e levizi paraja apo dicka tjeter (pavaresisht se kush eshte financuesi apo i interesuari ne rastin konkret) dhe jo parimi, vlera, morali. Megjithate une jam per variantin e rihetimit deri sa ceshtja te zbardhet plotesisht.
Zhdukjet apo likuidimet fizike ne Shqiperi dhe Kosove apo edhe ne Greqi nuk kane filluar dhe mbaruar me fatkeqin, tashme ne rastin e shume perfolur. Raste ka plote qe kane merituar vemendjen tuaj te paanshme;
1-Ukshin Hoti, Kryetari i nje Partie Kosovare eshte burgosur ne Shtator te vitit 1994 nga qeveria e Milloshevicit ne fillim te viteve 1990 dhe nga ai nuk ka asnje fjale dhe asnje gjurme. Per hire te vlerave njerezore dhe drejtesise ngrijeni kete ceshtje, pasi edhe sot pushteti serb vazhdon te beje rolin e viktimes.
2-Ne Tirane u ekzekutua ne Shtator te vitit 1998 ish ministri i mbrojtjes se Kosoves zoti Krasniqi nje jave pasi qeveria shqiptare carmatosi truprojet e tij. Ish kryeministri i Kosoves zoti Bukoshi akuzoi qeverine dhe sherbimin sekret shqiptar. Rrethanat e bejne te besueshme akuzen, por asnje hap nuk eshte bere per te zbardhur ngjarjen.
3-Ne Greqi vdiq ne moshen 55 vjecare ne rrethana te dyshimta intelektuali shqiptar Aristidh Kola.
4- Ne Shkoder ne Prill te vitit 1991 komunistat kryen masakren e radhes ku mbeti i vrare Arben Broci. Gjyqi per ate ngjarje ishte nje farse.
5-Tjetri eshte rasti i Liderit te Demokracise Shqiptare, deputetit Azem Hajdari ekzekutuar ne shtator te vitit 1998 ne atentatin e katert qeveritar ne qender te Tiranes. Hetimi dhe gjykimi per kete ngjarje qe kontradiktor dhe i paplote dhe mendoje se eshte bere per arsyen e mbulimit te urdheruesve te ekzekutimit dhe motiveve te verteta.
Interesimi juaj ne rastet e siper permendura do te ishte nje sherbim ndaj drejtesise, vlerave dhe shpreses njerezore.

Sinqerisht
Petrit Kola