everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, November 30, 2007

Enderuara Ina Rama!

Mora vesh se te bene Prokurore te Pergjithshme dhe thashe te te shkruaja nja dy gisht leter. Do te thuash ti se cili jam une qe katranos te bardhen me te zeze? Petrit Kola me quajne. Zetorist ne kohe paqe dhe mbushes topi ne kohe lufte jam. Vendbanimi im eshte ne autobuz, si ne kohe paqe dhe ne kohe lufte. Do ti me e forta...? Me autobuzin tim te ngjyrosur ne te verdhe sic bejne amerikanet me autobuzat e shkollave, vajta ne Dardani ne kohen e luftes dhe ne linjen e zjarrit topat e tankut serb qe leviznin me naften e furnizuar nga Sali Berisha nuk me goditen dot. He ke pare ti moj? Me autobus te verdhe te vesh ne lufte dhe te vish prej andej pa asnje xham te ciflosur? Cudi e..., per mua te pakten?
Cudi me e madhe nga ato qe kam bere une ne luften e Dardanise me autobuzin tim te verdhe duken pretendimet e tua se do na i rregullosh Shqiperine dhe do na i besh fringo fare. Te them te drejten mua nuk mu mbush mendja ndaj vendosa te zhgaravite kete leter. Po mire moj Ina Rama, juve jeni e zgjedhura e atyre njerezve qe jo vetem kane vendosur te shkaterrojne shtetin shqiptar por edhe te zhdukin shqiptaret si komb. Ti si thua moj Ina ata te vune ty ne krye per ti rene atyre kokes apo per ti sherbyer atyre dhe padronave te tyre? He si thua, sikur nuk vene ato deklaratat e tua se jeni e pavarur dhe pallavra te tjera...? Nejse, mua nuk ma mbush dote mendjen. Po ajo puna e te shtririt ne darke civiliste dhe ne mengjez kur u cove nga gjumi u deklarove penaliste, si qendron? A nuk eshte ky muhabet mungese sinqeriteti? Si thua ti, a na jepni juve ndonje shance qe t'ju besojme?

Shikome punen dhe jo gunen do te thuash ti Ina.
Ne rregull moj Ina, e pranoje teoremen tuaj te punes dhe te gunes...
Ndiq penalisht Fatos Nanon, ndiq penalisht kriminelat qe bene pazar me eshtrat e civileve ne Permet dhe une do ti marre mbrapsht te gjitha dyshimet e mija.

Sinqerisht,
Petrit Kola
Ne keto momente duke dale nga autobuzi im i verdhe.