everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Monday, November 27, 2006

Konkurenca nuk eshte e mirepritur

Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjt kryetarit të saj Ilir Meta, dënoi ngjarjen e ndodhur në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku nga persona të paidentifikuar është qëlluar mbi një automjet policie. Meta dënoi kundërvënien me armë nga individë të inkriminuar në Lazarat ndaj forcave RENEA dhe kërkoi me insistim identifikimin e autorëve dhe zbatimin e ligjit ndaj tyre. “Duhet të marrin fund njëher e mirë këto ngjarje të kronikës së zezë, ku njerëz të thjesht na kundervihen neve, banditave dhe horrave politikane. Krimi, tortura vjedhjet grabitjet, ta marri vesh njeher e mire populli shqiptar, se jane te rezervuara per ne, politikanet dhe qeveritaret. Shembullin personal e kam dhene kur torturova Azgan Aklajn dhe fluturova karike e kompjutera mbi kokat e kolegeve ne Parlamentin shqiptar etj.”, thone se ka thene zoti Meta. Sipas tij, ngjarje të tilla duhet të marrin fund, pasi politikanet dh e qeveritaret shqiptar nuk e pelqejne konkurencen dhe autoret do te ndeshkohen rreptesisht.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
25/11/2006