everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, November 09, 2007

" I nderuar" Bamir Topi!


Nuk na cudite aspak me ate qe bere.
Fill pas vizites tuaj ne Maqedoni, ushtria maqedonse sulmoi shqiptaret e Ilirjades duke i masakruar ata, shkaterruar pronen e tyre dhe prishur institucionet fetare.
Natyrisht " i nderuari" Topi, juve ju thirren ne Maqedoni qe ti jepnit garanci sllaveve qe Shqiperia nuk do te reagonte per masakrat maqedone ndaj shqiptareve qe do te pasonin nje jave pas vizites tuaj atje dhe takimit tuaj me presidentin maqedon.
Kjo gje nuk eshte e re ne realitetin shqiptar, pasi ne vitin 2001 ishte Rexhep Mejdani ( ne ate kohe president) qe garantoi sllavomaqedonet (presidentin maqedon ne viziten e tij ne Shqiperi) qe Shqiperia nuk do te reagonte ndaj masakrimit te shqiptareve nga sllavomaqedonet. Nje jave pas vizites ne Shqiperi te presidentit maqedon te asaj kohe filloi masakra ndaj shqiptareve.

" I nderuar" Topi,
Sherbimet sekrete te huaja kete radhe bene kujdes qe te mos kishte as reagim Dardan (Kosovar).
Pandali Majko ishte urdheruar qe te provokonte dhe poshteronte publikisht Armaten Kombetare Shqiptare vetem tre dite para sulmit masakrues maqedon mbi shqiptaret e Ilirjades.
Do ti "i nderuar" Topi, qe shteti "shqiptar" i cili ishte dhe eshte ne sherbim te greko-sllaveve i beri iso Pandaliut duke izoluar ne paraburgim Gafur Adilin e AKSH-se.
Pra " i nderuar Topi", shqiptaret e Ilirjades u masakruan ndersa ata te Shqiperise dhe Dardanise u izoluan ne reagimin e tyre si rezultat i punes se ekipit te spiuneve sllavo-greke, te cilet ndodhen ne krye te shtetit dhe politikes shqiptare. Per Mendu Thacin nuk kam c’te them, ai bene pjese ne ekipin tuaj.

" I nderuar" Topi,
Mora vesh se keni nisur nje praktike te re te komunikimit me popullin dhe me thane se ja nise nga Saranda. Natyrisht qe juve u gjendet ne ate qytet qe ti jepni garanci te metejshme grekut qe juve do te mbeshtesni interesat e tyre ne Shqiperi. Kryetari i Sarandes eshte njeriu i grekut dhe dueti juaj ishte nje duet neverites.
Te me falesh "i nderuari" Topi,qe puna me shtrengoi te isha ne Shkoder dhe nuk munda t'ju drejtoja pyetjet qe kisha pergatitur. Ne kete menyre bashkbisedimi me shqiptaret do te ishte me i sinqert dhe jo thjesht nje propogande e sheqerosur antikombetare.
Ne mungese te prezences time atje, me lejoni "i nderuari" Topi te beje publike pyetjet qe kisha pregatitur te cilat po i rendit sipas nje rendi te perafert kronologjik.

A.
1-A ishte kafe "Flora" prone e familjes tuaj ?
2-A benin jugosllavet takimet e fshehta me Enver Hoxhen ne ate kafe?
3-Kush e kishte zgjedhur kafe “Floren” si baze te sigurt, jugosllavet
apo Enveri?
4-Njerzit e tu benin vetem rolin e rojes apo ishin pjestar aktive ne
aktivitet jugosllave?

B
1-A e morret farmacine buqesore dhe blegtorale pas viteve 1990-te?
2-A bete biznes te fuqishem me nje partner grek dhe sa ishte pasuria qe juve vute nepermjet grekut?

C
1-C’fare garancie i dhate grekut qe mbeshteti kandidaturen tuaj per
president?
2-Kush financoi blerjen e votave qe beri te mundur “kurrorezimin” tuaj si president?
3-Urdhri i kujt u zbatua qe juve te mos betoheshit per flamurin
shqitar?
4-Fakti i vetem i mosbetimit per flamurin shqiptar a mendoni se ju bene
juve nje president zyrtarisht te paligjshem?
D
1-Nga kush mori urdher Pandali Majko per te provokuar dhe diskretituar
publikisht AKSH-ne?
2-A eshte vendosja e Rexhep Mejdanit ne krye te Akademise se
shkencave urdher rus?
3-A ishte Popa ne Akademine e Shkencave njeriu i grekerve?
4-Sa eshte rritur perqindja e parave qe spiunazhi rus derdh ne Shqiperi per te financuar rrjetin e tij te spiunazhit?

“I nderuar” Topi,
Keto ishin edhe pyetjet e mija per te cilat nuk pres pergjigje.
Urdheruesit e tu nuk do te ishin te interesuar per zbardhjen e tyre.
Nejse “i nderuar Topi”, hidhi nje sy sa per te mesuar se cdo gje regjistrohet dhe nje dite zullumqaret do te paguajne kusuret.

Petrit Kola