everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Thursday, August 17, 2006

Lajmeroni ambulancen ju lutem!

Berisha sot deklaroi:-“Përpjekjet e bëra pas pavarësisë për të ndërtuar sistemin e bazuar në vlerat e iniciativës së lirë, u ndërprenë nga diktatura më çnjerëzore, më totalitare që Evropa ka njohur në historinë e pasluftës”.
Me pas ai njoftoi paketen e tij nje euroshe me qellim terheqjen e investimeve ne Shqiperi.
Ne se do te pranonim se Berisha nuk eshte nje hipokrit (pra te harrojme se ai eshte komunisti 25 vjecar dhe inisiatori i korrrupsionit dhe kontrabandes) i bie qe kush te mundi i pari te lajmeroje ambulancen pasi shendeti mendor i tij eshte ne rrezik serioz.
Investimet ne Shqiperi nuk i ka penguar paketa nje euroshe apo kinezerira te tjera te tipit alla Berisha,por korrupsioni ne sistem, krimi i organizuar qe eshte ne pushtet dhe parlament qysh prej 1990-tes, grabitja e prones, mosgarancia e jetes, mosstabiliteti i vendit, e keshtu me radhe lista s’ka te mbaruar. Qe ta pergjithesojme duhet thene se; shoqeria shqiptare eshte ne cdo qelize e kriminalizuar prandaj nuk ka dhe nuk mund te kete investime.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com