everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, January 08, 2006

Ura dhe gazeta "Shekulli"

2 milion $ ishte shifra shkruar me germa teper te medha nepermjet te ciles gazetari i “Shekullit” kerkonte ti shtinte friken shqiptarve.
2 $, 20 $, 2000 $…. apo 2000 000 000 $ kush e di se sa eshte shifra e vertet e mafias se ndertimeve, KETE RADHE SOCIALISTE .Behej fjale per mbikalimin tek “Zogu i Zi”. Prishjen a mos prishjen e tij. Moralin dhe ligjin nuk e pashe gjekundi ne ate artikull, por vecse nje thashethem ma kujtoi. Barcaleten me per zemer te kapitalistit te emruar, Sekretarit te Pare te Rinise Komunsite te rrethit te Fierit, Anetarit te Komitetit Qendror te Rinise Komunsite Shqiptare, pronarit te gazetes “Shekulli”, barcaleten,

“URA”…

Sudenti shqiptare takohet me ate italian tek shtepia e ketij te fundit, nje vit pasi ishin diplomuar.
Bo,bo- u cudit shqiptari-po ku i bere gjithe keto para per nje vit more qerata?
Po ja –u pergjigj italiani-E shikon ate uren atje?
Po, thote shqiptari.
Po pra, ate ure e ndertova une, thote italiani. Ishte planifikuar per 10 metra gjeresi dhe une e bera 8 metra. Parate e dy metrave ne xhep, dhe ja ku ndertova shtepine time te re….

S’kaloi nje vite dhe shqiptari ftoi per vizite italianin tek shtepia e tije.
Uauuuuuuuuu…. C’eshte kjo keshtjelle, uluriti italiani. Po ti paske dhe kopesht zologjike, dhe delfinat me pelqejne shume. Po c’hata ke bere more? Gjithe keto para ku i gjete?
E shikon ate uren qe lidh ato dy kodra, pergjigjet shqiptari.
Jo, i thote italiani.
Po pra ate ure ndertova une, vijoi shqiptari. Ishte planifikuar per 10 metra gjeresi dhe une s’e ndertova fare. Leket ne xhep dhe ja ku ndertova parajsen time…

Ja pra i dashur gazetar i “Shekullit”. Perhape pervojen e “perparuar” shqiptare dhe nuk do te kesh nevoje te na trembesh me shifra milionshe…

Petrit Kola
8/1/2006
pojofree@yahoo.com