everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, March 08, 2008

Gezuar Sorren!

Gezuar soren!
Me tu cuar ne mengjez i hodha nje sy Balkanweb dhe me ra lapsi nga dora. Flamuri zyrtar i Kosoves njesoj si i grekut, bardh e blu. Jo shqiponje ne c’fardo ngjyre, asnje pikes e kuqe ne ate flamur “shqiptar”. A u shpall Kosova krahine autonome greke? Ne fakt sinjalet u dhane kur Bamir Bopi u betua per nje flamur jo shqiptar, por greke ne ceremonin inaguriale. Ne fakte une thashe se tash Kosovaret e hengren kur para disa diteve Bamir Topi vizitoi Kosoven. Shenje me te keqe dhe domethenese per shqiptaret nuk kishte.
Poshtersi mbi poshtersi i thone kesaj. Ne fotot e Adem Jasharit sot shruhej “Bace u krye”,por duhej shkruar; “Bace cohu nga varri sepse po shkelin mbi gjakun dhe amanetin tuaj”.
Ne vitin 1912 kur flamuri yne u ngrit ne Vlore ai u ngrit edhe nga kosovaret edhe per kosovaret, por kishte qene e thene… Sot jam i shokuar. Ne Veri te Vendit te thone se “ Kur nuk ke pulen duhet te hash sorren”. Gezuar soren populli im shqiptar!

Plani B

Plani serb B apo pavarsia e Kosoves.

Shqiptare te corroditur
Ne kohen kur qeveria Berisha qysh ne diten e pare nepermjet ministrit te jashtem Besnik Mustafaj filloi ofensiven diplomatike per shitur planin serb per Kosoven, shqiptaret u corren, u hodhen, u grisen, peshtyne, shane te revoltuar per kete tradheti. Kundershtoin planin serb. Kundershtonin pavarsine e kushtezuar per Kosoven. Kundershtonin planin B serb per Kosoven.

Me daten 17 Shkurt 2008 kur pavarsia e kushtezuar serbe per Kosoven per te cilen me perkushtim punoi Berisha dhe Mustafaj u be realitet shqiptaret u hodhen, bertiten , u corren, brohoriten te gezuar per te, per pavarsine e kushtezuar ose planin B serb per Kosoven!!!
Plani A
Natyrisht palni A i serbise ishte dhe eshte mbajtja e okupuar e Kosoves, spastrami etnik ose asimilimi teresor i popullise shqiptare. Kjo do te ishte ideale pasi eshte edhe nje praktik efektive e aplikuar nga greko-fabariotet ne jugun e Shqiperise. Ne kete menyre Serbia do te zgjidhte nje here e mire problemin jugor te tokave te grabitura prej saj ne shekuj. Kjo do te qe ideale edhe per Greqine pasi do te ishte me e lehete objektivi per ti likujduar perfundimisht ne bashkrendim me serbet edhe shqiptaret e Shqiperise nga harta boterore. Kjo nuk ndodhi per momentin ndaj Serbia aplikoi me shume sukses planin B, qe ne fakt eshte edhe nje plan greko-fanariot.
Plani serbo-grek B
Por ja qe plani A eshte i paralizueshem ne kushtet e sotme ndaj serbo-grekt aplikuan me sukses planin B.
Ne se shqiptaret do te kene mundesi te bashkohen kjo do te beje te mundur qe nepermjet fuqizimit te vendosin ne jete te drejtate e tyre qe jane grabitur historikisht nga serbet dhe greko-fanariotet. Ne se bashkimi ndodh do te thote se ate qe ke marre padrejtesisht ta kthesh dhe kjo me me cdo kusht nuk duhet te ndodhi… Por ne se elefantin (shqiptaret e bashkuar) nuk mundesh ta hashe te gjithin me-njehere coptmi, dhe kullufitja e copave te vogla eshte zgjidhja. Kjo ka ndodhur dhe po ndodh me shqiptaret edhe sot e kesaj dite. Pavarsia e kushtezuar per Kosoven qe ju gezuan shqiptaret, pra eshte nje kompromis nderkombetar ne kurriz te shqiptareve. Vertet qe Kosova u largua nga Serbia por ajo u largua edhe nga Shqiperia. Simbolika (flamuri) kosovar i imponuar vetem nga tre veta eshte nje domethenie e madhe. Dhe jo vetem kjo por edhe gjestet e Shqiperise per tu larguar nga vetvetja tregojne per te zezen qe i pret shqiptaret qe kerkojne e te ruajn idenditetin e tyre dhe punojne per kombin e vet. A nuk u betua Presidenti i Shqiperise per nje flamur joshqiptar? A nuk e ndroi shqiponjen Kryeministri i Shqiperise? A mendoni se keto kane ndodhur ashtu kote, rastesisht...?
Ne se nuk veprojme zhdukja na pret. Premtimet boshe dhe asfiksimi deri sa mos te kemi fuqi te luajme kemben eshte taktika. Perse si ne Shqiperi dhe Kosove varferia jane te tejskashme? A mendoni se eshte rastesi? Jo ai eshte nje kalkulim i huaj i realizuar me sukses nga veglat shqiptare. Eshte nje kalkulim, qe te detyrar nga buka e femijes te pranojme cdo lloj pacavure qe na e paraqisin si flamur. Nga nevoja te themi se jemi sllav, grek… vec pakez buke per vocerraket tane. Sic po vene punet e afert do te jete dita kur do te luhet filmi " I fundit i Shqiptareve". Kjo na pret, kjo eshte finalja jone ne se nuk veprojme.
Mbeshtetni forcat patriotike. Mbeshteni personat qe hapur dalin ne mbrojtje te Atdheut dhe idenditetit shquptar. Kundershtoni me se te mundni me se te mundni sahanlepirsat shqiptar.
Ne se nuk keni mundesi te kundershtoni aktivisht pasi ashtu ju kane katandisur, bojkotoni proceset e shtirura politike.
Asnje te mos dale ne votime.

Petrit Kola