everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, September 01, 2006

...?!

Here pas here i kam pyetur ne konfidence politikanet dhe zyrtaret shqiptar rreth kriminalitetit, korrupsionit, grabitjes se prones private dhe publike ne Shqiperi, si nje fenomen i instaluar me ndergjegje prej tyre per perfitime personale dhe klanore. Pergjigja qe kam marre eshte se edhe Amerika ashtu eshte bere!!! Kjo eshte nje teme tjeter, ne se Ameriken e bene banditat, kriminelet, hajdutat, kopuket, horrat…, (kjo sipas teorise se politikaneve shqiptare), por e verteta eshte se ne Shqiperi imoraliteti total eshte nje norme zyrtare tashme futur thelle me qellim nga politika ne ndergjegjen edhe te shqiptareve te thjeshte.
Ja pra ku jemi tek “Zogu i Zi” ne Tirane. Dy djelmosha me syza te erreta, grabisin me arme ne mes te dites 160 milion leke firmes se karburantit te filan politikani, qe nuk bene gje tjeter vec kontrabandes dhe mospagimit te tatimeve dhe taksave. Per ke te me vije keq? Cilin veprim te denoje? Te dyja palet luajne ne baze te rregullave zyrtare te banditizmit, e ndersa firma e karburantit perdor shtetin per tu pasuruar, djelmoshat grabites, kurajon e tyre…

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com