everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, March 16, 2007

Edhe nje here ne baze te origjines krahinore.

Zgjedhja e pare.
Para disa vitesh e bera shkrimin me titull "Sikur te isha Ramiz Alia". Arsyetoja se do te vendosja ne krye te PD-se nje person te afte, energjik, karrierist, besnik te komunizmit nga Veriu i Shqiperise. Zgjedhja e tij ne kete rast, Sali Berishes dhe vendosja ne krye te PD-se behej ne baze te kalkulimeve te sakta dhe jo hamendesore, pasi Veriu ne pergjithesi ishte me antikomunist nga Jugu. Vendosja e njerit prej tyre (Sali Berishes) kishte me shume shance te qorrollepste antikomunistet Verior dhe ne pergjithesi gjithe te tjeret. Faktikisht ne se do te vazhdoja te isha Ramiz Alia nuk do te kisha asnje keqardhje per kete zgjedhje pasi Sali Berisha ka treguar efikasitet ne deyren e marre duke kapercyer cdo imagjinim. Ne Shqiperi, si dikur ne kohen e Enverit, te pavarurit, te djathtet, nacionalistat edhe pas viteve 1990-te u persekutuan, u shkaterruan ne cdo perpjekje te tyre per tu organizuar sa qe situata e afert duket mjeruese dhe e pa shprese.
Zgjedhja e dyte.

Perseri si e para, ne baze te perkatesise krahinore por kete radhe "Sikur te isha koalicioni antishqiptar". Si i tille do te vendosja ne krye te Shqiperise nje person nga Veriu te cilit i eshte pompuar qellimisht figura e tij si nacionalist. Arsyetimi eshte shume i thjeshte dhe pragmatist. Kur do ta hidhja ne sulm ate (ne rastin tone Kryeministrin shqiptar zotin Sali Berisha) kundra Pavarsise se Kosoves shpresoja nje efikasitet me te madh, c'ka mund te themi se eshte arritur dhe per kete nuk jam aspak i penduar per financat e shpezuara per blerjen e politikaneve shqiptare. Fakt eshte se misioni i pare diplomatik i Qeverise Berisha ishte sulmi i hapur qe ju be Pavarsise se Kosoves ne arenen e jashtme dhe te brendshme. Ishte ministri i jashtem (nje tjeter verior i zgjedhur me qellim) Besnik Mustafa qe egersisht sulmoi Pavarsine e Kosoves duke theksuar se me te rendesishme jane te drejtat e "rrezikuara" te serbeve. Per kete qellim ai kerkoi nje pavarsi te kushtezuar ose ne se do ti referoheshim pakos se Ahtisarit, mospavarsimin e Kosoves.
Nga fronti i Jugut te Shqiperise kemi plot ngjarje. Hapjen e shkollave greke, c'varrim dhe shitje te eshtrave te shqiptareve, zyrtarizim te gjuhes greke, bymym te numrit te minoritareve grek...
...
Monedha te shpenzuara me efikasitet...

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com