everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Wednesday, September 20, 2006

"I hate you Tutsi"

E pabesueshme ajo qe degjova ne B.B.C. Kadareja akuzohet nga Gjykata Nderkombetare per gjenocid dhe krime kundra njerezimit me arsyetimin se masakra komuniste ne Shqiperi nuk do te kishte ndodhur ne ato permasa ne se nuk do te kishte mbeshtetjen dhe nxitjen e shkrimtarit te madh. Pra rishikimi i fakteve dhe historise nen nje prizem te ri moral dhe ligjor mund ta coje kandidatin per cmimin “Nobel” ne burg te perjetshem. Prova me e sigurt qe prokuroret nderkombetar kane ne dore eshte romani “Dimri i madh” ne te dyja variantet, i redaktuar dhe i paredaktuar. Ne variantin e pare, “Dimri i vetmise se madhe” Kadareja ben thirrje per likuidime masive te tipit Pol Potjan kunder armiqve te revolucionit proletar dhe indiferenteve duke arsyetuar per keta te fundit se “indiferenti eshte me i rrezikshem se fajtori”.
Kjo eshte e tmerrsheme. Si te veprojme? C’duhet te bejme qe ta shpetojme Ismailin?
Ha, ha... Ja u ngriva gjakun he?
Faktikisht ne lajmin e B.B.C behej fjale per kengetarin me te njohur te Ruandes (Afrike) dhe si prova me e forte kundra tij eshte kenga e titulluar, “I hate you Tutsi”.
Por vertet, perse te mos gjykohet edhe Kadareja bazuar ne aksiomen se “veglat jane me te rrezikshme se fajtori”. Kasapana pa veglat sherbetore do te qe e pamundur.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

http://news.bbc.co.uk/2/hi/africa/1902005.stm