everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, August 26, 2007

Shume zhurme per nje gje

Kohet e fundit po behet zhurme per ngjarjet e vitit 1997 dhe konkretisht per iniciativen e Qeverise se sotme per zbardhjen e atyre ngjarjeve kriminale dhe antikombetare.
Ne fakt, si edhe iniciativat e tjera te kesaj qeveria ose ketij personi (Berishes) per berjen publike te dosjeve te sigurimit te personave publike edhe kjo iniciative do te jete nje flluske sapuni ose nje tentative per te mbuluar nje here e pergjithmone ate periudhe te erret, duke e fshehur te verteten ne skutat qe vetem te trainuarit e sigurimit te shtetit dine ta fshehin.

Perse nuk do te zabrdhen ngjarjet

Autoresia e 1997-tes i takon edhe qeverise se sotme, keshtu si ne rastin e hapjes se dosjeve te sigurimit te shtetit ajo nuk ka asnje interes ne zbardhjen e atyre ngjarjeve. Ajo nuk mund te hetoje dhe denoje veten e saj. Nese zoti Berisha eshte serioz ne iniciativen e tij, atehere ai duhet t'ja filloje nga gjeneralet e rebelimit qe i ka ne qeveri, Arben Imamin dhe Fatmir Mediun.
Ngjarjet kane ndodhur ne driten e Diellit dhe te gjithe e dime se zotin Berisha ne pushtet, sikurse Nanon ne 1997-ten, e sollen greket. Jane te njohura takimet e Berishes me Nikolla Geixh dhe muaji i mjaltit midis Nanos dhe Berishes urdheruar nga Geixh. Keshtu pra eshte e pamundur qe grekerit te kene urdheruar Berishen te zbardhi nje ngjarje ne te cilen greket kane qene shume aktiv ose ndoshta me sakte, autore dhe financues.

Perfundimi i hetimeve

Bazuar ne sa eshte thene me siper, mundesia eshte qe hetimet te mos harrijne ne ndonje konkluzion dhe dosjet te mbyllen per "mungese provash"...ose do te arrestohen disa ushtare te verber dhe injorante, per ti vene kapak dhe shpetuar urdheruesit dhe financuesit qe ndodhen ne kupol, kokat e antishqiptarizmes qe i kemi ne qeveri dhe politike.
Shembulli eshte dhene. Arrestimi dhe gjyqi i vrasjes se Azem Hajdarit u be pikerisht per kete qellim.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com