everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Tuesday, August 08, 2006

Realja?

Sot mora nje e-mail ku derguesi shprehte mendimin e tij se e pelqen keritiken e forte duke thene se ndoshta une jam me fat qe e beje ate ne boten virtuale (internet) dhe jo ne ate realen, pasi realja do te me kish mundur keqazi. Por me lejoni te jape mendimin tim.

1-Mendoje se interneti nuk munde te konsiderohet bote virtuale ne ditet e sotme, por e kunderta, realja i shkon me shume. Ne internet shkembehen ide, debatohet, shkembehen mallra, miren edhe diploma universitare, biles gjendet edhe bashkshorti i jetes… etj…
Aq real eshte bere interneti sa numri i gazetave te shtypura ne gjithe boten po bie dramatikisht.

2-Megjithse une kenaqem me internetin kjo nuk do te thote se kjo eshte zgjidhja ime, por e atyre, pronareve te botes reale. Ata kane vendosur te me perjeshtojne mua dhe te tjetert qe thone te verteten nga ajo realja si pjese e komplotit per ta mbajtur Shqiperine ne terr pasi keshtu realizohet detyra per shkatrimin dhe roberimin e saj.
Une jam i gatshem te dale ne realen dhe ballafaqohem me kedo dhe ne cdo pjese te reales pasi une kam te drejte ne ceshtjet e ngritura prej meje duke mos pasur asnje interes personal. Per hire te se vertetes duhet thene se edhe realja ka marre nga virtuali, faqja ime ne internet
http://vertet.blogspot.com , per shembull shkrimin “Votoni shtetberesin”.
Pra nuk jam une dhe ata qe mendojne si une qe kemi frike nga realja. Realja mendon se do te mundet ndaj ka vendosur te na mbaje larg. Megjithse nga vrasja e Azem Hajdarit te gjithe duhet te nxjerrim mesim. Ajo vrasje ishte edhe nje paralajmerim per ate qe do te pasojne Heroin.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com