everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, November 17, 2006

Ne cilin krah jeni juve zoti Berisha?

Faleminderit shume zoti Berisha per patriotizmin tuaj treguar me rastin e shtyrjes se vendimit per Pavaresine e Kosoves. Une jam me ju ne kete rast. Vonesa mund te sjelle pasoja jo vetem per shqiptaret por edhe me gjere. Ashtu le te behet sepse ka vajtuar atje ku nuk mban me dhe vetem nje pike uji mund ta prishi balancen si rezultat i te ciles shume veta, subjekte, vende do te lagen.

Dakort, shume dakort me patriotizmin tuaj ne ceshtjet ku nuk keni takat, nuk jeni faktor dhe s’ju pyesin shume,por do te desha disa shpjegime ne ato ceshtje kombetare ku ke takat, ke ne dore, je faktor,biles del edhe kundra amerikaneve.

Si mund ta kuptojme qendrim tuaj aprovues ndaj dhenies se shtetesise greke te cdo shqiptari qe eshte i gatshem ta pranoje per hire te bukes se kalamajve (gjendjes se terrorit te urise te cilen e keni shkaktuar Ju, Ramiz Alia, Nexhmie Hoxha, Nano, Pashko, Ruli,Godo, Meta, Malaj, Angjeli, Ceka, Gjinushi, Ruci, Rama, Sollaku, Moisiu etj.)

Ju lutem mos e merni rastin e shkeputur dhe mos beni sofizma,por flisni drejt dhe ne kompleks te planit grek per marrjen e “Vorio Epirit”, persekutimit te Cameve, mohimit te shtetesise se tyre, te prones dhe vatres, te Ligjit te Luftes qe greku ka ndaj nesh, zaptimit te Kishes Ortodokse Shqiptare nga greket, pranise se ushtareve grek ne Shqiperi ne kufirin e territorit qe pretendojne si te tyren, hapjes se shkollave greke anembane Shqiperise, zaptimit te ekonomise shqiptare nga greket, ngritje memorialesh te shovinisteve greke brenda territorit shqiptar, pazare eshtrash shqiptare dhe paraqitja e tyre si ushtare greke, vendosjes si shef te kabinetit tend te gjaneralit greke te vitit 1997 etj.

Pash zotin Sali Berisha, kaq shume te ka trimeruar Nikolla Geixh sa te kundershtosh edhe amerikanet ne kete pike, te cilet paralajmeruan se fundi dy here Greqine me kete rast nepermjet ngritjes se problemit te persekutimit te minoritetit shqiptar ne Greqi? Qartas thene prej tyre (amerikaneve) se, ne se hidhni dhe nje hap tjeter te gabuar letrat do te hapen per te gjithe dhe keshtu le te behet drejtesia e vertete dhe paqja e qendrueshme ne rajon.

Ne cilin krah jeni juve zotni Berisha te drejtesise, shqiptareve, amerikaneve apo te genocidit dhe persekutimeve, shovinizmit grek?

Petrit Kola

pojofree@yahoo.com