everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Tuesday, October 31, 2006

Gallate me shqiptaret

Votimi, si kane vajtur punet ne Shqiperi eshte nje akt budallalleku apo ndoshta nje akt i turpshem. E them kete sepse rezultatet pas cdo votimi kane qene katastrofike. Shqiperia ka vajtur poshte e me poshte. Atehere perse duhet votuar? Qe ti jepet legjitimiteti tradhetareve, horrave, banditeve, krimineleve, te pamoraleve...?
Por nejse, Kryeministri i sotem ndodhej ne Jug te Vendit per te inaguruar rruget qe kane ndertuar, Iliret, bizantet, Turqit, Ahmet Zogu apo Enver Hoxha. Une nuk di qe te jete hapur qofte edhe nje kilometer rruge e re qysh nga 1990-ta. Atje ne Jug, me kete rast Kryeministri Yne i Nderuar, sic thoshte Namik (Vehbi, Fadile) Hoti, deklaroi se Nano nuk po i takon zgjedhesit sepse eshte i zene me kumarin neper kazinote e globit.
Kjo qe thote Kryeministri Yne i Nderuar nuk eshte asgje e re per shqiptaret. Ata ndaj ja dhane voten (ca i vodhi vete) Sali Berishes qe te ndaloje Nanon qe te shpenzoje djerrsen dhe gjakun e shqiptareve neper kazinote, kabarete dhe ku di une se c’fare. Kete gje per te cilen Berisha mori mandatin rrefuzon ta beje, por jo vetem kaq por ben gallate me shqiptaret fill pas testimit qe PD-ja beri me Nanon per ti dhene atij postin e Presidentit.
Votoni, votoni,
Qenin e ngordhur do trashegoni.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com