everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Tuesday, May 23, 2006

Republika e Kopilave Politike

-Per motive politike po ndiqem nga shteti shqiptar,- deklaroi Aldo Bare (Alfred Shkurti) nga Turqia, kryetari i bandes se Lushnjes, qe ka kryer nje seri vrrasjesh, biles ka luajtur futboll edhe me kokat e prera te viktimave.

-“C’thua ti kopil i vogel” – i thote polici 10-te vjecarit. Ti i fute doren ne xhep xhaxhos dhe i more portofolin dhe me thua mua se te kapa per motive politike.

-Pa diskutim, shkarrkimi im eshte i motivuar politikisht- bertet Sollaku (Kryeprokurori shqiptar) jo se une po fle mbi dosje apo jam i lidhur me krimin apo krimi vete. Te njejtat deklarata bejne dhe Juristja Gaba apo edhe polica qe kapen me “presh ne duar” duke kryer krime apo ndihmuar krimin…

-Denoncimi im eshte me se politik, na beri me dije nepermjet telefonit nga Amerika e larget, hajduti dhe doktori i firmave piramidale, Malaj.

-Une, jo se kam aplikuar kanibalizem mbi punonjesit e shtetit apo kame vjedhur, por idealet e mia e bene kete shtet qe te me hedh prangat- deklaroi Liza Hoxha.

-Fatos Nano vajti ne burg per plolitike dhe jo per vjedhje, dhe tani nuk po vete ne burg nga politika dhe jo se nuk ka vjedhur apo vrare…

-Politike dhe vetem politike, jane motivet e denoncimeve ndaj meje, deklaron djali i Vasillos, (Anastas Angjeli) asaj qe gatuante fasule edhe per Fatos Nanon…

-Megjithese dosjet jane plot e perplot me hajdutlleqet e Koco Kokedhimes- na thote Nikoll Lesi, nuk jane permbushur motivet politike qe Berisha te kerkoje arrestimin e tij…

-C’do pushim nga puna eshte i motivuar politikisht, deklarojne te larguarit dhe cdo punesim eshte po ashtu i motivuar nga politika…

E keshtu me radhe, dhe mua nuk me mbetet gje tjeter por vecse te propozoje emrin e realitetin te ri shqiptar, si Republika e Kopilave Politike…

Petrit Kola

pojofree@yahoo.com