everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, April 08, 2006

Analiste, manipulator te se vertetes

Ngado qe te hedhesh syte, neper shtypin shqiptare, dote shohesh qe eshte mbushur plot me analiste te rinje e te vjeter, qe “perpiqen” mes analizave te tyre pafund te na mbushin mendjen se “brockullat” e tyre jane te vlefeshme per demokracine e duhen marre ne konsiderate nga shqiptaret, kudo qe ndodhen ne Shqiperi e matan kufirit. Kaq me zelle e kane marre kete punen e analistit, sa tani se fundi vec emrave dhe fotografive te tyre qe i shohim nga do, na ftojne me kenaqesi te bizedojmedhe me ta, direkte po te duam. Bravo demokracia shqiptare, ka evoluar kaq shume sa mund te mirremi dhe me ger-vere me “analistet tane te shquar”. Me ardhjen e demokracise, te gjithe ne shqiptaret menduam se fjala e lire do te merrte rruge e realiteti shqiptare do te pasqyrohej drejte ne shtyp. Po ja, 15-vjete me mbrapa, jo vetem qe realiteti s’po gjene pasqyrime ne shtyp, por ai po manipulohet qellimisht per interesa te nje grupi pronaresh mediash e per interesa dhe inate te nje grupi “analistesh”qe per 8-vite rehatuan prapanicen ne ofiqet e pushtetit, duke shijuar deri ne pangopesi privilegjet qe te jepepushteti. Asnjehere gjate ketyre 8-viteve, keta goxha “analiste”nuk morren njehere mundimin ti benin autopsi qeverisjes 8-vjecare socjaliste. Asnjehere keta “analiste” nuk morren mundimin te flisnin dy fjale per luften kunder korrupsiont, krimit, fukarallekut ose te ngrenin zerin ne mbrojtje te interesave te kombit shqiptar. Nje mbulim me heshtje i qellimshem i gjithe realitetit te hidhur shqiptare per keto 8-vite mizerrje. Biles disa si Frrok Cupi, kane arritur deri aty sa me vetedije te plote u jane kundervene edhe interesave te kombit shqiptare e mes shpifjeve e mashtrimeve jane bere zedhensa te shovinizmit greke. Me ndryshimin e pushteteve me 3-Korrik, keta pronare mediash dhe nje pjese e mire e “analistve” tane humben privilegjet dhe te mirat qe u solli ai pushtet i korruptuar e i pa pergjegjeshem.Te dale zbuluar ne drite te diellit, ka 6-te muaj qe keta “analiste” te mbledhur grushte rrethe partise qe i rriti e mbajti me“pekule,” po na shfaqen perdite ne faqet e shtypit shqiptare duke u rene borive te “alarmit”( duke zhurmuar si nje korre bretkockash te mbetura pa ujine letyres se kenetes socialiste) se gjoja Shqiperia po shkete ne nje diktature te re me arrestimet qe po u bene qeveritarve te korruptuar dhe banditeve te krimit qe leviznin lart e poshte me makinat e parlamentit. Asnje fjale nga keta goxha “analiste” per punen e mire dhe plote perkushtime te policise se shtetit. Asnjefjale per paaftesine, korrupsionin e gjykatave dhe te prokurorise. Biles cudia eshte se keto organe te korruptuara miren ne mbrojtje. Shikoni thirrjet e Frrokve, Mustafave, e Kicorave qe nuk heshtin se perkrahuri Gjrmenet e Sollaket dhe heshtin si kukuvajka kur shikojne rrezultatet pozitive e ndryshimin qe duhen perkrahur e mbeshtetur. A thua keta “analiste” nuk kane mundesi ta shikojne e pasqyrojne qarte realitetin shqiptare?! Sigurisht qe kane....Por nuk duan qe ta bejne dhe qellimishte po perpiqen qe ti manipulojne e sabotojne te gjitha sukseset ne keto gjashte muaj. Mos harroni; keta sharlatan analiste ishin e jane nje pjese e atij ingranazhi qe vuri ne levizje e mbajti nekembe per 8-te vite qeverine me te korruptuar ne historine e Shqiperise. Prandaj gjithe shqiptaret nuk kane se cfare te presin me nga Frroket, Mustafate,Kicot...e nje tufe e tere sahan lepiresash qe kane pllakosur se fundi shtypin shqiptare, e mundohen me te gjitha format e pa ndershme te na shesin-tepegeret- e tyre si vitamina per shendoshjen e demokracise. Kujdes o popull nga keta manipulator te rrezikshem qe dine vetem tu sherbejne interesave te tyre e “miqeve”te tyre te huaj qe i paguajne “mire” per sherbimin qe u bejne.. Meqe analistet tane te shquar per dite po na cuditin me analizat e tyre -ger ver,-nuk mund te largohem pa i gostisur me nje pershendetje nga ato qe Efendiu di mire ti ujdise.

Kritiket
Eshte ber zakon ne Shqiperine e ngrat
Shume zera hiqen kritik te arte
Shkruajne papushim dite e nate
Ne faqet e gazetave qe vec shtyp nuk jane
Nisin e shkruajne per punet e qeverise
Bitisin artikullin per kullarot e magjite
Dalin ne lajme Shkelqejne nga kenaqsia
Hidhen perpjet kenaqen nga lumturia
Marrin pjese ne ceremonira pa fund
Hiqen te mencur si asnje ne kete fushe
I ftojne ne biseda debate pa funde
Zihen si gjelat kush kendon me shume
Cuditet mileti me kritiket tane
Asnjehere s’kane thene nje fjale per vatane.
Pa le per popullin fukarane e njerzine
Nuk shohin nga syte, s’duan t’ia dine
Te na rroni sa malet
Mor pelivan llafazane
Jeni bere gazi i botes
Jeni kthyer ne hysmeqare.

Nastradin Efendiu