everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, February 19, 2006

Injorance dhe cinizem

Keshtu mendoje ta titulloje kete shkrim pasi lexova tek “Shekulli” komunist, pacavuren “Komunizem i keq, komunistat e mire” te shokut Skender Shkupi.
Patjeter ndonje qarke i shkurter midis trurit dhe shpirtit do te kete ndodhur, ose ndonje tredhje midis tyre po te shprehemi me fjalor blegtoral. Ketu perjashtova mundesine e te qenit spiun sherbetor, te shkaravitsit Skender Hupi.
Marezia dhe cinizmi i shokut Hupi harine deri atje sa te na thote ne perpjekje per rehabilitimin dhe perjetsimin e ustallarve te tije te gjalle dhe te vdekur, se Enver Hoxha ishte nje engjell i derguar nga Perendia, dhe procesi i renimit dhe vrasjes kombetare nuk eshte gje tjeter, por nje dobi e merituar per shqiptaret. Tekstualisht ai shprehet se ngjarjet u percaktuan vetem nga Zoti dhe jo nga Enveri dhe vrasja, burgimi dhe internimi i kosovareve ishte nje domosdoshmeri ne interese te ceshtjes kombetare.
Me keto qe thote shkaravitsit Hupi do ti shkonte per shtat pseudonimi “Koburrja” ne listat sekrete, atje ku munde te gjenden.
Pra bir “Koburja” i Nanes ke te qaje me pare…?

I pafeu Hupi tashi po na reformon dhe besimin fetar duke na i nxjerre Dullen te panjallosur, dhe kush ka ndermend ta takoje ate, le t’ja fut nje vrapi per ne parajse…
Edhe i porsalindurai eshte mekatar na meson Feja dhe jo me Dulla, ndaj Jezusi pranoje kryqezimin per te shpetuar kete bote mekatare. Por per Hupin ka nje perjashtim. I panjollosuri na qenka Dulla. Ndoshta vete Jezusi i ringjalluar misheruar ne te. (Ne Dullen e Hupit).

Pra ngjarjet percaktohen nga koha dhe Perndia dhe Dulla eshte qelibari, pretendon Hupi.
Pra Perendia dergoi Dullen e pa fe ne Shqiperine tone, qe te shkatronte kisha dhe xhamia, te vriste, burgoste, internonte kleriket dhe te shpallej vete Zot-na thote Hupi.

E ndersa librat e shenjte na mesojne se njeriu ka ndrgjegje dhe lirine e zgjedhjes shoku Hupi nuk e pranon ne perpjkeje per t’ja hedhur fajin Perendise dhe shpetuar ustallaret e tije te brendshem dhe te jashtem. Sipas teorise se Hupi, shqiptaret kane nje fate te merituar dhe hyjnor si ne planin kombetare dhe ate nderkombetar. Coptimi i trojeve dhe mizorite ndaj shqiptareve nga fqinjet tane armiqe nuk eshte gje tjeter na meson Hupi por vecse nje plotesim deshire Perndie sepse ne shqiptaret qenkemi krijesa te Djallit, dhe aspak te mos na shkoje ne mendje qe te marrim fatin tone ne dore per ta permiresuar ate.
Ja pra kjo na qenka teoria e cinikut dhe injorantit sherbetor, shokut Skender Shkupi
Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
2/19/06