everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Wednesday, December 06, 2006

Paqja u vendos

Me temen “Arrestohet Ramiz Alia” ne nje forum shqiptar, iniciova nje debat rreth mundesise se ndodhjes se ngjarjes qe pretendova per te pare sa i edukuar dhe informuar eshte publiku shqiptar.
Te gjithe ishin te qarte se;
1-Mundesia eshte zero. Ramiz Alia nuk mund te arrestohet.
2-Arsyeja dhe kjo eshte me kryesorja, sepse ne politike dhe ne pushtet ne te gjitha krahet jane veglat e tij.
Demokracia shqiptare eshte nje farse, nje puc per te perjetesuar sundimin e elites komuniste ne kushtet e reja. Ramizi vazhdon te drejtoje konkretisht por edhe me programet dhe porosite e tij qe vihen ne zbatim nga veglat te cilet perfitojne copa te majme nga MASAKRIMI I SHQIPERISE DHE SHITJA E INTERESAVE TE SAJ.
Juve i dashur lexues si mendoni?
...
Por le te kalojme ne piken tjeter. Debati i ashper publik midis Ismail Kadares dhe Paskal Milos qe ne fund u mbyll me nje interviste te Ramiz Alise brenda nje harku kohor ne me pak se nje muaj ia terhoqi vemendjen shqiptareve. Ne fakt asgje nuk eshte per tu cuditur.Shqiperia sundohet nga klane komunisto-mafioze, kjo eshte absolute. Pikerisht, perplasja Kadare (klani Hoxha) me Milon (klani Aliaj) dhe venia e kapakut nga kryemofiozi Aliaj verteton kete gje. Ne fakt klani Hoxha (DEKA kompani......) kishte kohe qe provokonte klanin Aliaj (ADA, Klan, Gazeta Shqiptare...) nepermjet shkrimeve te gruas se djalit te Enver Hoxhes ne “Panorama”.
I rrezikuar u ndje klani Aliaj me kerkesen e Isamil Kadares per hapjen e dosjeve te bashkpuntoreve te Sigurimit te Shtetit ndaj u kunderpergjigj me egersi nepermjet Milos (ky i fundit sic duket ndjeu fundin e tij ne se bie drita mbi dosjet) duke e akuzuar Kadarene si sherbetor i klanit Hoxha.
Te nesrmen ne shtypin shqiptar klani Hoxha kundersulmoi nepermjet Kadarese ne drejtim te klanit Aliaj duke e akuzuar Milon si pjestar dhe sherbetor i atij klani. Ne fakt sulmi ishte si nje paralajmerim por edhe terheqje vemendje a propozim marreveshje per te mos vazhduar sulmet reciproke sepse te dyja klanet kishin dicka per te humbur. Propozimi i Kadarese u pranua ne publik nga vete kryetari i klanit, Ramiz Alia.
Ne intervisten e dhene ne te perditshmet shqiptare ai deklaroi se Enver Hoxha eshte jo vetem nderi i Gjirokastres por dhe i gjithe Shqiperise.
Pra paqja mafioze u vendos...


Petrit Kola
pojofree@yahoo.com