everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, May 14, 2006

Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?

I pafytyri, do te ngreje obelisk ne qender te Tiranes ne perkujtim te viktimave te komunizmit. Por sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
Pas 25 vjete antarsie aktive si komunist me teser dhe sekretar i organizatave te PPSH qe percaktonin fatin (jete e vdejkjen) e viktimave te asaj periudhe, i pafytyri na flete per obelisqe. Por sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
Pasi e vune te bente rolin e “disidentit” me shkrimet ne “Zerin e Popullit”, i pafytyri kandidoi ne favor te PPSH. Sa i pafytyre eshte i pafytyri?
Pas asaj, i pafytyri mori urdher te kapte kreun e PD-se. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
“Bashkefajtor dhe bashkevuajtes”; na tha i pafytyri duke barazuar xhelatin (veten e tij) me viktimen dhe tani pranon se ka pasur viktima, por pa fajtor!!! Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
Pasi i zhdepi ne dru viktimat e komunizmit (ish te perndjekurit) qe protestonin ne menyre paqesore dhe demokratike ne favor te te drejtave te tyre, i pafytyri na flet per padrejtesite qe i jane bere atyre! Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa ja premtoi pronen ish pronareve, asnje kacidhe nuk ja ktheu. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa e deboi nga Atdheu dhe i vodhi votat Leka Zogut tani i uron ditelindjen. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
Pasi u perpoq te likujdonte politikisht Azem Hajdarin, i pafytyri na e cileson ate si “Hero te Demokracise”. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
E instaloi Janullatosin ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare dhe ketej morri “zvarre” priftin grek ne Gjirokaster. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa e shpalli person te padeshirueshem Nikon, tani merr urdhra prej tij. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa do te ndertonte obelisk ne kujtim te Camerise martire ndertoi ne territorin shqiptar mauzelumin e ushtareve grek. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa na fliste per fjalen e lire, rrihte dhe gjakoste gazetar, digjte redaksi gazetash. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa instaloi ne Shqiperi kulturen e korrupsionit tani po na e “lufton” ate. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa vete e vendosi keshilltarin e tij Kryeprokuror dhe tani po na e sulmon. Sa i pafytyre munde te jete i pafytyri?
E ndersa na e futi Nanon ne burg per vjedhje, pastaj e mohoi dhe kerkoj edhe falje. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
Pas asaj, na e akuzoi ate, Nanon, per korrupsion dhe te lidhur me krimin dhe me pas i dha amnisti personale. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
E ndersa hiqet si dashamires i shqiptareve te Kosoves, pavaresine do qe t’ja japi me pikatore. Sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?
E ndersa deklaron se nuk kish djeni per Gerdecin, bisnesin e kontrabandeve te armeve drejt Afganistanit e kontrollonte djali dhe baxhanaku i tij. Sa i pafytyre eshte i pafytyri?



Vertet, sa i pafytyre mund te jete i pafytyri?

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com