everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, January 15, 2006

Djali i Dulles ka te mesmen


Dikush plasi dicka qe nuk kishte te bente fare me temen;”"Nëse do të dish mendimin tim për Fatos Nanon është ky. Ne te vërtetë unë do të desha që vendin tim ta perfaqesonte një personalitet i tipit te Fatos Nanos, me kulturëëëëëëëëë, diplomat, politikan, ekonomist, njohes i disa gjuhëve te huaja. Mik personal edhe i disa personaliteteve te huaja, njeri i dëgjuar nga audiencat e huaja."
Ishte M, e diplomuara e filizofise qe me rast dhe pa rast na i "ndricon" mendjen me fjale te mencura nga te popullit grek.
Pasi nuk bera aspak humor duke thene se , "A do të ndjeheni fajtore ne se dikush do të vdiste për shkakun e te qeshurave nga ato që juve keni shkruar” pyeta ne se mundej te argumentonte ate c’fare kishte pretenduar. Pas shume insistimeve te mija erdhi argument, se i “shumendrituri” ka mbaruar per ekonomi politike.
C’fare……? Ekonomi politike….?
Pra njerez shihet qarte se po behen perpjekje per te ricikluar Djalin e Dulles ne politike dhe ka llafe se duan ta na i bejne edhe president.
I mire i keq-deklaroi Nano ne Zvicer-Enveri eshte babai yne.
Djali njesoj si Dulla, jo vetem ne ideale por edhe ne diploma, qe te dy me te mesme.
Ekonomi politike o njerez do te thote shkolle e mesme,. Si bicimi i diplomave te Gramoz Rucit i thone kesaj fjale. Ekonomi politike do te thote nje zero me xhufke. Domemethene as ekonomi as politike, as mish dhe as peshk. As ekonomist dhe as politikane, por vecse nje papagall. Ato c’ka beheshin ne ate dege te ekonomikut (ekonomise politike) mesoheshin ne Shqiperi qysh nga kopshti me dreke dhe deri ne shkollen e mesme.
Dhe jo vetem kaq o njerez por po te beje nje udhetim me autobus nga Saranda ne Tropoje dhe te lexoje parrullat per Partine, Enverin, marksizem-leninizmin nuk kishe nevoje te lexoje as librat e ekonomise politike. Ate lende e kishe te marre dhe me note te mire biles.
C’fare…..? Ekonomi politike…..? Hahahahaha...
Petrit Kola
pojofree@yahoo.com
1/15/2006