everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Wednesday, August 09, 2006

SOCIALISTAT JANE TE HUMBUR

As e re dhe as cudi nuk eshte per mua sjellja e parlamentareve tane. Prej kohesh e kam cilesuar teatrin politik shqiptar si kopshti zeologjiko-politike, theksuar kjo tek shkrimi; “Kete radhe isha me gorillen”, por le te fokusohimi tek titulli i temes;

“Zgjedhje te lira”
Harojeni demokracine dhe zgjdhjet e lira. Ato asnjehere nuk kane qene realitet shqiptar (flas per keto 16 vitete e fundit). Rezultatet e votimeve nepermjete te cilit supozohet se thote fjalen populli, gjithmone jane manipuluar ne ineteres te te huajave dhe mafies. Sic duken bathet keshtu do te vazhdoje edhe per ca kohe.

Greket i rane kot ne qafe Berishes
Ai instaloi Janullatosin ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare dhe me e rendesishmja i fail toke shqiptare minoritareve, nderkohe qe greket nuk i japin token e tyre shqiptareve came.

Greket i dolen borxhit socialisteve
Me ndihmen e tyre, ata socialistet shkateruan Shqiperin dhe erdhen ne pushtet me rebelimin e vitit 1997.

Gara per pushtet
Gara per pushtet ne Shqiperi eshte shendruar ne ate se kush do ti sherbeje me mire interesave greke dhe ajo tashme eshte fituar nga Sali Berisha dhe PD-ja, me hapje shkollash greke ne Shqiperi (harroji camet dhe arvanitasit), me legalizimin e greqishtes si gjuhe zyrtare (harroji camet dhe arvanitasit), ne kalkulimin e minoritetit greke ne 500 mije-600mije (harroji camet dhe arvanitasit), ne dhenien e aotonomise te te ashtuquajturit Vorio Epir (harrojeni Camerine).

Socialistet jane te humbur
Socialistet jane te humbur dhe kercenimet e tyre tingellojne qesharake. Nuk ka me 1997. Socialistet jane pa dhemb. Ata nuk kane mundesi qe te kafshojne, sepse jane vetem nje pale dhembe ne qarkullim (faktori grek) dhe ato dhembe ne baze te sherbimeve te kryera i ka merituar kualicioni i sotem qeveritar qe i ka edhe ne perdorim. Eshte radha e tyre per te kafshuar.
Socialist! Ju lutem behuni realist.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com