everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, April 02, 2006

Drejtesi pa drejtesi!

U corre maska. Doli sheshit papergjegjshmeria dhe mbrojtja qe po u jep prej kohesh krye-prokuroriTheodori Sollaku baroneve te krimit ne Shqiperi.Z.Gjermeni u padit nga shtypi dhe nga qeveria si njefigure jo e pastert per tu zgjedhur ne K.L.D.Pamvarsisht se shtypi ishte mbushur perplote me fakte kunder figures se tij, ai perseri me ndihmen e miqvete tij qe i kishte kudo, qe nga Kryetari i Komisionitte Ligjeve ne Kuvendin Popullor z.S.Ngjela qe e aprovoi pa asnje medyshje propozimin per Gjermenin, deri tek i paturpi Sollaku, qe mes marifeteve nje dite perpara votimit i ktheu “pastertine” kesaj figure te korruptuar .Kulmi arriti kur ai pengoi edhe qeverine ne kontrollin qe kerkoje te ushtronte ne prokurorine e Kavajes. Tani perpiqet te na mbushe mendjen me lojen e tij te preferuar “jo e lagu-jo se lagu” . Turp e faqja e zeze i qofte. Ketu nuk behet fjale per nje Gjermen dhe per fshehje shifrash -kaq e aqe-. Ketu behet fjale per nje prokurori e gjykate te korruptuar qe per nje dekade te tere, vetem kane mbrojtur interesat e ish-pushtetarve dhe krimit te organizuar . Me nje grushte parash qe mund t’ja u jepje prokurorve ose gjyqtarve, hidhje lumin edhe sikur te kishe vrare e prere nje dunja te tere me njerez. Po ti pyesesh gjithe shqiptaret pa perjashtim:- Kush jane organet me te korruptuara te shtetit?- te gjithe ne nje ze do te thone; prokuroria dhe gjykatat. Por veshet e Theodhori Sollakut e te pesistve nuk e degjojne kete klithme te popullit shqiptar qe ka vite qe po kerkone “derman”. Ne vitin 1997 ne Shqiperi erdhi ne pushtet me gryken e kallashnikovit nje shtet bandit , qe vuri ne krye te instuticioneve shteterore ata njerez qe do tu sherbenin vetem interesave te banditve te rruges dhe politikanve pesista. Per 8- vjete, shqiptaret u perbuzen e u vodhen nga kjo bande hajdutesh . Drejtesia dhe barazia ishte vetem per pushtetaret dhe sahan-lepirsit qe i ndihmuan te vinin ne pushtete keta barbare. Per vite te tera , dinjiteti, respekti, ndershmeria, perkushtimi ne detyre e te gjitha vlerat pozitive qe ka nje shoqeri, humben e u zevendesuan me pandershmerine , fodullekun, haterlleqet, abuzimet, duke arritur deri tek parulla e “fameshme” qe justifikonte vjedhjet:-Edhe ka vjedhur por edhe kapunuar?!- I gjithe ky krim qe ju be shqiptarve , u be i gjithi nen hunden e Krye-Prokurorit te Shqiperise, qe jovetem su perpoqe ti ndalonte , por perkundrazi i favorizoi dhe po e mbrone akoma kete lukuni cakenjesh te pa ngopur . Sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte streha ku gjejne mbrojtje pushtetaret e korruptuar e sahan lepirsit e tyre, dhe Th.Sollaku eshte pjese e ketije sistemi te korruptuar e duhet te largohet .Sistemi i drejtesise ne Shqiperi nuk ekziston me, ai duhet ringritur me njerez te rinje, te ndershem e guximtare.
Nga Nastradin Efendiu