everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, August 27, 2006

Nje monument per te gjithe shqiptaret

Isha nisur drejt aneksit te stadiumit “Dinamo”. Do te merrja pjese ne nje miting te organizuar nga Azem Hajdari kundra qeverise Meksi. Mitingu qe ligjor, pasi ishte marre leja dhe miratimi nga organet kopetente.
Arrita! Aneksi qe rrethuar me police. Pak popull i frikesuar rrinte jashte rrethit policor ne pritje te fillimit te mitingut. Pas pak mberine Azem Hajdari. 20 police e vune menjehere ne rreth, si te thuash ne nje kordon sanitar qe do te pengonte kontaktin e tij me turmen. Pra, dy rretha me polica, njeri gjigand qe qarkonte komplet aneksin e stadiumit “Dinamo” dhe pengonte hyrjen e popullit, dhe tjetri me i vogel, brenda rrethit gjigand ku qe izoluar Azem Hajdari.
Ne momentin kur Azem Hajdari filloi ti drejtohej popullit qe te afrohej, policat qe perbenin rrethin e madh, ju leshuan turmes duke qelluar me shkopinje gome, futur njerzit ne forgone duke i gjakosur e sakatuar ata me dhunen qe ushtronin.
Episodi i mesiperm mu kujtua kur mesova lajmin per ngritjen e nje monumenti te Azem Hajdarit tek” Parku Rinia” dhe pyeta veten;-
Ta kete me gjithe mend Sali Berisha? Ai Sali, qe nepermjet gazetes se SHIK-ut , (“Albania”) u perpoq ta diskretitonte dhe denigronte Azemin?
Ai Sali, qe u perpoq ta shnderonte Azemin ne nje zero absolute kur i kerkoi heqjen e imunitetit per motive qesharake? Ai Sali, qe kerkoi ta shnderonte Azemin ne nje hic, kur e vendosi ne zona zgjedhore me bindjen se hubmja e tij do te ishte 1 milion % e sigurt?
Zotni Sali Berisha!
Ne se vertet jeni penduar dhe kerkoni te nderoni Azem Hajdarin, harrojeni bustin e tij. Ate do ta ngreme ne, te cilet ne cdo moment e kemi pasur dhe e kemi ne zemrat tona, ate dhe idealin e tij.
Zotni Sali Berisha!
Vertetoni zyrtarisht urdheruesit dhe motivet e vrrasjes se Azem Hajdarit. Keshtu Juve, jo vetem qe do te nderoni Heroin, por do ti beni nje sherbim gjithe kombit shqiptar duke e futur edhe ne tekstet e historise se Shqiperise ate ngjarje, autoret dhe motivet.
Ky do te ishte nje monument dhe sherbim i madh ne dobi te Shqiperise dhe gjithe shqiptareve. Shqiperia me dinjitet dhe e begate. Endra, perpjekja, jeta e Heroit.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com