everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Saturday, December 02, 2006

Stine patriotizmi dhe horrlleku

Per ti sherbyer me mire qellimit te horrllekut, horrat jane “shendrruar” ne patriota, sa te krijohet pershtypja se i kemi me shumice, por vecse ne deklarata dhe sipas urdhrave qe marrin prej bosave te tyre.
Te gjithe jane ne mesymje ne “favor” te Pavarsise se Kosoves me deklarata dhe poza, neper gazeta dhe televizione ne kete stine patriotizmi.
Njerit ja thone Moisiu tjetrit ja thone Meta, njerit ja thone Berisha dhe tjetrit ja thone Rama... e keshtu me radhe horrat-patriotat tane.
Horrat-patriotat tane e kane pas dhe e kane ne dore ta tregojne patriotizmin e tyre me vepra. Le ta rregullojne Shqiperine ose se paku te mos e shkaterrojne per interesat e te huajit e Mafies dhe ti lene deklaratat bombastike per Pavarsine e Kosoves.
Po vecoj nje ngjarje te fundit dhe njerin prej horrave-patriot, Edi Ramen. Ky mjeshter per te penguar ngritjen e bustit te Azem Hajdarit (propozuar nga PD-ja per qellime horrlleku dhe jo se ju hap barku per Shqiperine dhe Azem Hajdarin...) na doli me variantin patriotik te bustit te Adem Jasharit. A duhet ngritur monumenti i heroit Adem Jashari si figure patriotike qe inspiron dhe bashkon Shqiptaret? Patjeter.... por imagjinoni serbin Goran Bregovic te cilit Edi Rama ja dha celsin e Bashkise se Tiranes te kendonte tek koka e Adem Jasharit ne sheshin qe do te merte emrin e tij dhe te bertiste me te madhe PUCAJ qe do te thote zjarr, vritini... Vrisni pra shqiptaret dhe Adem Jasharin! PUCAJ!
...
Horrat-patriotat tane.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com