everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Friday, June 18, 2010

Nja dy fjale per Bekim Femiun dhe ata qe e sulmuan


Nuk dija shume per te pervecse ishte nje aktor shqiptar i sukseshem.
Dija gjithashtu qe ai e mbante veten si te tille, shqiptar.
Me rastin e vdekjes se tij mesova se qysh nga viti 1987 ne shenje proteste ndaj shtypjes se shqiptareve nga sllavet ai u terhoq nga aktrimi dhe jeta publike .
Amaneti i tij ishte qe pasi te digjej hiri i tij te shperndahej ne Prizren, atje ku ai e kishte shpritin. (A ka kuptim tjeter ky amanet?)
Keto fakte na bejne qe ta respektojme si shqiptar kujtimin e tij. Natyrisht munde te themi se ai ne nje fare menyre ai ishte patriot i vonuar ne aktivitet publik, patriotik por jeta ka shume dallge dhe stuhira qe nuk te lene te besh zgjedhjen e zemres cdo here.
Ne kete prizem do te ishte mire ta shikonin edhe ata patriota shqiptar qe sulmuan Bekim Femiun.
Do te ishte mire qe ata patriota kur ta kritikonin Bekimin ta krahasonin ate me Nenen Terez dhe Aleksander Moisiun te cilet ndryshe nga Bekimi per vec te qenit shqiptar nuk bene asnje gjest nacionalist. E ne me te drejte krenohemi me Nenen Tereze dhe Aleksander Moision dhe per nder te tyre ja kemi vene emrin aeroporteve, shesheve, teatroveā€¦ sepse i tregon botes aftesite e shqiptareve.
Kur te kritikohej Bekimi per mungese patriotizmi ai duhej te krahasohej me Ismail Kadarene, Dritero Agollin, Sabri Godon te cilet ne kundershitm me Bekimin se bashku me te tjere bene te mundur kasapanen qe ndodhi ne trojet tona. Te thuhej se ndryshe nga Bekimi edhe sot Kadare, Godo, Agolli shikojne interesin personal duke shitur me heshtjen, me veprime e mosveprime ineteresat shqiptare.
Ndersa ata kritikonin Bekimin (ndryshe nga une), krenoheshin (sikurse une) me Eliza Dushkun, Xhim Belushin, Rene Rexhepin, Ferid Murratin, Sten Dragotinā€¦te cilet deri me tani nuk kane bere ndonje xhest me patriotik se Bekimi.
Ne disa rrethana pranimi i atij qe je, prami me krenari i te qenit shqiptar eshte patriotizem, eshte aktivitet patriotik, ndaj une i respektoje Dushkun, Rexhepi, Murratin, Dragotin dhe po ashtu Bekim Femiun qe ne mbyllje beri me shume.


Petrit Kola
pojofree@yahoo.com