everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, October 15, 2006

Forca Kadare!

Roli i Paskal Milos ne politiken shqiptare eshte ai i korrierit ose zagarit te Shtabit te Komandes. Ky pozicion doli qart me perplasjen tij me hipokritin e ndergjegjes shqiptare, as te madhin dhe as te voglin Kadare. Komunikimi midis tyre per hapjen e dosjes se spiunave ne fakt ishte komunikim midis klanit Hoxha-Xhunglini dhe ordinerit Kadare. Ky i fundit na merr poza morale sa here ja do interesi ose sa here i preket ai.

Kercenimi i Kadarese qe domethenes dhe nje ftese e tipit banditesk; “Mos me ngancmoni mos t’ju ngacmoj, ne e njohim njeri tjetrin. Te gjithe jemi te ndyre prandaj le te mos tregojme te palarat njeri tjetrit sepse juve do te demtoheni me shume sepse une di per krimet e diktatures, une di per skemen e shkatrimit dhe vjedhjes se Shqiperise, une di se ne c’fare bankash, ne c'fare llogarie bankare dhe ne emer te kujt jane leket e vjedhure te shqiptareve etj“.

Bukur Kadare! Hape Barkun! Zbrazi te gjitha c’fare di per shkatrimin dhe mjerimin e shqiptareve dhe mos i veje kapak corbes se ndyre qe ka me shume se 16 vjete qe zien.

Filloja nga vetja, pastaj kerko falje dhe me pas zbrazi te gjitha c’fare di per te tjeret, keshtu para vdekjes dhe dites se gjykimit ndoshta do te jesh me ndergjegje dhe shpirt te paster.

Ne fund te fundit, juve pretendoni te jeni profeti i shqiptareve.

Forca Kadare! Ne do te jemi me ty ne se e bene kete gje.

Petrit Kola

pojofree@yahoo.com