everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Sunday, August 19, 2007

Lehje me pagese

A e krijoi Ramiz Alia PD-ne dhe vuri Sali Berishen kryetar te saj, eshte pyetja e pyetjeve pergjigja e te ciles do na japi pergjigjen e pergjigjeve se perse jemi te vuajtur dhe te poshteruar edhe ne ditet e sotme.
Ne se Ramizi i realizoi me sukses detyrat e siperpermendura, a ka mundesi qe partizat e "djathta" jane jashte ndikimit te tij mjeshteror dhe sigurimit te shtetit?
Une mendoje se ashtu si edhe PD-ja , partizat e djathta ( une i quaj organizata te masave) nuk jane gje tjeter vecse krijesa dhe vegla te Ramiz Alise dhe sigurimit te shtetit. Natyrisht kryevegla eshte PD-ja.
Qesharak eshte rasti i bufonave te Patrise se Legalitetit te cilet ne legjislaturen e kaluar votuan kundra Mbretit Leka Zogu, kunder ketij mbreti qe programet e kesaj partie thone se duhet te jete ne krye te Shqiperise.
"Lehje me pagese" eshte parrulla e bufonave drejtues te partizave te djathta ne shkembim te ndonje kocke qe do te jape PD-ja e krijuar nga Sigurimi i shteti dhe Ramiz Alia.
Ham ham, hum hum, lehin legalistat sipas porosise se marre nga PD-ja e Ramizit per zonen 31 zgjedhore ne kryeqytet. Lehjet dhe hungerimat e tyre jane nje kercenim me pagese (lepirje kockash) ndaj LZHK-se qe ka shanse te tregoje se nuk eshte zhytur thelle ne skemat sigurimso-serbo-greko-ramiziane.
Kryetari i kesaj force, LZHK_SE zoti Shehi ka shpallur kandidaturen per deputet ne kete zone.
A e ka shitur dinjitetin Dashamir Shehi apo ka vendosur ta mbaje per vete deri ne vdekje, muaji shtator do ta tregoje.
Nuk dua te besoje se edhe LZHK-ja eshte fund e krye nje vegel ne arsenalin e mjerimit dhe poshterimit shqiptar ndaj i uroje zotit Dashamir Shehu suksese dhe jam gati te punoje ne terren per fitoren e tij.

Petrit Kola
pojofree@yahoo.com

P.S Me te shpallur kandidaturen LZHK-ja Partia e Legalietit ne baze te porosise se marre u kunderpergjigj. Kur PD-ja shpalli kandidaturen e saj, lehsat me pagese heshten. Po lepinin kocken.