everteta

Shqiperine Etnike e kishim realitet por na e shendruan ne ender. Eshte detyra e jone ta shendrojme endren e Shqiperise Etnike ne realitet . Beje ose vdis!

Thursday, November 25, 2010

Festimi i mjerimit

Po vjen fundi i Nentorit e regjimet serbo-greke ne Tirane do t'ja nisin perseri teatrit "clirmitar" te 28-29 te Nentorit te vitit 1944, e bota po qesh me mos reagimin tone kur edhe kjo copez qe ka mbetur rezikohet te zvogelohet edhe me 325 km/kateror te tjere.

Perse jo 30 Nentori?

Gjithe kohes e kam vrejtur me dyshim kontradikten e raporteve te rendesise qe regjimi sllavo-komunist i Hoxhes aplikonte ne ngjarjet thelbesore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Shpalljes se Pavarsise dhe "clirimit' te Athdheut ne vitin 1944.
I pari vinte "clirimi", e dyti vinte Shpallja dhe e treta vinte Lidhja!!! Natyrisht dicka duhej bere sa per sy e faqe. Ne se edhe Jugosllavia dhe krijuesit e tyre ne Perendim do te detyroheshin ta benin kete gje, ata do te vendosnin te njejtat raporte. A ishte ky nje urdher sllav dhe krijuesve te tyre zbatuar nga veglat e Tiranes?
"Clirimi" i Atdheut perfaqsonte nje sanksionim te padrejtesive historike bere ndaj shqiptareve pasi Atdheu ne kete rast rezulton me permasat e Shqiperise Londineze, perkunder Lidhjes dhe Shpalljes perfaqsonin trojet e plota shqiptare. Atehere, ne se do te fitet per clirim te Atdheut, cilin do te marim si territor, nje fshat, nje qytet, nje krahine, Vendin e coptuar apo krejt trojet shqiptare? Perse eshte marre largimi i ushtarit te fundit nga Shkodra, e jo nga Prizreni, perse nga Prizreni jo nga Prishtina, perse nga Prishtina e jo nga Mitrovica...? Ne se coptimi i trojeve shqiptare qe padrejtesi atehere Ulqini, Preveza... mbetej dhe mbeten Shqiperi apo jo? Ne keto kushte a mund te flitet per clirmim, cila eshte data, kur u largua dhe nga cili vend u largua ushtari i fundit? Perse te mos jete 30 Nentori?

Clirim apo mjerim?

A duhet festuar ne radhe te pare?
Perse jo, ne se flitet nen kenveshtrimin e dobise dhe porosise Jugosllave dhe ja ku kemi edhe shkallet e rendesise sllave qe theksova me siper;-
a-Lidhja e Prizrenit nje kujtim ne shuarje, b-Shpallja e Pavarsise nuk mund te injorohej, dicka e vaket, c- "clirimi" qe sanksiononte coptezimin e shqiptareve lartesohej.
Natyrisht Dushan Mugosha nuk e kishte me kot komanden sekrete, teper te sigurt tek kafe "Flora" ne Tirane!
Por le ti shofim ngjarjet dhe pasojat nen kendveshtrimin e te drejtes dhe dobise se shqiptareve.
A duhet festojme ne shqiptaret katasrofen tone kombetare nderkohe qe pushtuesin e kemi edhe sot ne qeveri e politike nepermjet veglave te tyre shqiptare.
A jemi ne shqiptaret vertet te cliruar?
Une mendoje se jo.
Regjimi sllavo-zogist (djathtist) u zevendesua pas Luftes se Dyte Boterore nga rregjimi sllavo-komunist i Hoxhes. E regjimi sllavo-komunist i Hoxhes pas 1990-tes u zevendesua me regjimet e sotme serbo-greke.
Regjimi sllavo-zogist u instalua me bajonetat serbe e marveshjet e Zogut me Serbine nuk kane shume nevoje per koment, por te hidhemi tek regjimi sllavo komunsit prej te cilit trashegim kemi festen "clirimit".
Gjate Luftes se Dyte Boterore per here te pare trojet shqiptare funksionuan si teresi, si nje trup i vetem. Edhe sot ne Kosove ajo kohe njihet si koha e Shqiperise.
E c'fare fituam ne clirimtaret pas luftes?
Trojet shqiptare u rudhen.
Me mbarimin e luftes krahina shqiptare e Camerise u spastrua etnikisht nga popullsia e saj shqiptare. E shqiptaret came regjimi sllavo-komunist ne Shqiperi i persekutoi e perbuzi.
Ne Kosove popullsia dhe vecanarisht patriotat u maskaruan, poshteruan e simbol i kesaj tragjedie eshte masakra Jugosllave e Tivarit realizuar me ndihmen e veglave "clirimtare" te Shqiperise londineze por edhe te Kosoves. Kosovaret qe vinin ne Atdheun Ame i priste fati i shqiptareve came, poshterim e persekutim.
E nuk mbeti me kaq. Edhe ne Shqiperine Londineze masakrimet e poshterimet ndaj patriotave u zhvilluan me intesitet deri ne harritjen e rezultatit tragjik te thyerjes se shqyptarit e krijimin e monstres se "njeriut te ri" reklamuar me force nga rregjimi.

E sot per regjimet serbo-greke te pas 1990-tes nuk besoje se ka nevoje per komente te medha kur Keshilli i Sigurise Kombetare i raporton ne qender te Tiranes sherbimit sekret serb, e ne proces eshte falja e 325 km/katror shqiptar ne dobi te Greqise....
...
Mjerim apo clirmin...? Cilin po e festojme...?
Pra poshte mjerimi i "clirmit" e rrofte gezimi i Shpalljes se Pavarsise.

Petrit Kola